Lajme
Raport i errët për Greqinë, dhunon e torturon azilkërkuesit
Të rrahur, të zhveshur dhe të kthyer sërish në det. Është kjo mënyra se si azilkërkuesit trajtohen në Greqi, bazuar në dëshmitë e 54 pacientëve të mbledhur nga organizata joqeveritare Mjekët pa Kufij.
Refugjatë, emigrantë dhe azilkërkues të marrë në pyetje kanë folur për persona me uniformë që i kanë ndaluar dhe që kanë ushtruar ndaj tyre dhunë, pasi u kanë lidhur këmbë e duar me pranga plastike. Këtyre u shtohen fyerjet dhe burgosja për disa ditë, transmeton euronews përcjell albinfo.ch.
Raporti është hartuar në bazë të informacioneve të mbledhura nga ekipet e organizatës Mjekët pa Kufij në ishujt Lesbos dhe Samos, nga gushti i vitit 2021 në korrik të 2023-shit.
Disa pacientë kanë raportuar gjithashtu konfiskimin e sendeve personale, përfshirë telefonat celularë, paratë dhe medikamentet, përpara se të hipeshin sërish në varka e gomone dhe të largoheshin përmes detit.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant










