Kosova
Raporti i BE-së për Kosovën thotë se ka përparime në punën e Doganës
Raporti i fundit i Progresit për Kosovën ka pasqyruar përparime të shumta në fusha të rëndësishme për Doganën e Kosovës.
Përtej sfidave të identifikuara ndër vite, raporti i fundit i Komisionit Evropian nuk ka identifikuar ndonjë sfidë të re. Përkundrazi, raporti ka gjetur progres të theksuar në fusha shumë të rëndësishme.
Përveç përfundimit se vështruar nga këndvështrimi i integrimeve në fushën e doganave, Kosova është mesatarisht e përgatitur, raporti ka gjetur se është bërë progres përgjatë periudhës raportuese, duke përmirësuar në vazhdimësi shkëmbimin sistematik elektronik të të dhënave të akcizës me doganat e tjera.
Raporti thekson se Dogana e Kosovës gjatë periudhës raportuese, së bashku me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit ka bërë përparim në luftimin e llojeve të ndryshme të kontrabandës, përfshirë këtu edhe parandalimin, shtypjen dhe ndjekjen e kontrabandës së narkotikëve, sikurse që është theksuar se ka rritje domethënëse në aktivitete të orientuara drejt luftimit të ekonomisë joformale dhe evazionit fiskal, duke konkluduar se Dogana e Kosovës dhe agjencinë e tjera të zbatimit të ligjit bashkëpunojnë mirë për të luftuar informalitetin dhe mashtrimet doganore. Ndërkaq bazuar në aktivitetin e Doganës së Kosovës është arritur që të shkarkohen 10 zyrtarë dhe të suspendohen 12 zyrtarë të tjerë.
Po ashtu, BE-ja ka theksuar si gjetje pozitive edhe nënshkrimin e marrëveshjes për programin Doganat, i cili mbështet bashkëpunimin ndërmjet autoriteteve doganore në BE, si dhe nënshkrimin e marrëveshjes për kontrollin e përbashkët në transportin në hekurudha me Doganën e Maqedonisë së Veriut. Edhe në fushën e lehtësirave raporti thekson si të rëndësishëm progresin për miratimin e pestë të operatorit ekonomik të autorizuar.
Në lidhje me sfidat e adresuara ndër vite për pagesat për përdorimin e terminaleve, raporti ka adresuar progresin e bërë me hapjen e terminalit të parë publik, ndërsa që progresi i mëvonshëm nuk është raportuar ende në raport dhe do të pasqyrohet në raportet e ardhshme.
Ngjashëm raporti pasqyron progresin në fushën e zbatimit të masave doganore për mbrojtjen e të drejtave të Pronësisë Intelektuale, duke njohur progresin e bërë në fushën e inspektimeve kundër piraterisë dhe falsifikimit në krahasim me vitin 2020, ku ka pasur dukshëm më pak inspektime, kjo edhe për shkak të pandemisë. Raporti gjithashtu e cek se legjislacioni për masat e DPI dhe kontrollet e eksportit për mallrat kulturore është në përputhje me acqui të BE-së, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Shuhet ëndrra zvicerane, Argjentina siguron gjysmëfinalen drejt mbrojtjes së titullit botëror Kombëtarja e Zvicrës i ka dhënë fund rrugëtimit të saj në Kupën e Botës 2026, pasi... -
Zvicra barazon me Argjentinën, Ndoye mban gjallë ëndrrën helvete -
Rreth 110,000 pasagjerë fluturuan sot nga Aeroporti i Cyrihut -
Viktima e zjarrit në Ticino është personi i dyshuar për vrasjen e një dite më parë -
Zvicra po i afrohet shkallës maksimale të rrezikut nga zjarri












