Kosova
“Freedom House” radhit Kosovën pjesërisht të lirë
Shtetet e Ballkanit radhiten në mesin e vendeve pjesërisht të lira
Edhe sivjet raporti i Freedom House e radhit Kosovën në mesin e vendeve pjesërisht të lira, së bashku me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën, përcjell albinfo.ch.
Në pjesën për Kosovën, raporti thekson se “zgjedhjet e kanë vënë në pushtet partinë nacionaliste Vetëvendosje, ku ajo ka një mundësi për ta ndryshuar kulturën e korrupsion në vend”.
Sa i përket Serbisë dhe Malit të Zi, raporti thotë se gazetarët e pavarur, figura të opozitës dhe ata që perceptohen si armiq të qeverisë, janë përballur me ngacmime, kërcënime dhe nganjëherë edhe me dhunë.
“Zhgënjimi i publikut me partitë qeverisëse kanë nxitur protesta të mëdha në të dyja vendet, por ato nuk arritën të sjellin ndonjë ndryshim domethënës”, thotë organizata.
Një pjesë e raportit i kushtohet edhe Maqedonisë së Veriut, ku thuhet se “vendi mbajti zgjedhje konkurruese presidenciale, duke ndihmuar në riparimin trashëgimisë jodemokratike të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski”.
Lidhur me situatën e përgjithshme në Evropë, raporti thotë se “parimet e demokracisë liberale në Evropë janë vënë nën presion serioz viteve të fundit”.
“Drejtuesit dhe partitë populiste në Evropën Qendrore ruajtën ritmin e sulmeve ndaj institucioneve të pavarura gjatë këtij viti”, thuhet në raport./rel.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih Ndryshimi më i madh në historinë e transportit publik të qytetit të Cyrihut nuk ka shkaktuar... -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël












