Lajme
Raporti: Uria akute prek mbi 295 milionë njerëz

Më shumë se 295 milionë njerëz në 53 vende u përballën me uri akute gjatë vitit 2024, sipas Raportit Global mbi Krizat Ushqimore (GRFC) të publikuar sot me pjesëmarrjen e Organizatës për Ushqimin dhe Bujqësinë të Kombeve të Bashkuara (FAO). Krahasuar me vitin 2023, kjo përfaqëson një rritje shqetësuese prej 13.7 milionë personash, duke shënuar vitin e gjashtë radhazi me përkeqësim të situatës globale të pasigurisë ushqimore, shkruan ORF, transmeton albinfo.ch.
Raporti thekson se konfliktet e armatosura, tronditjet ekonomike, ngjarjet ekstreme klimatike dhe zhvendosjet masive janë shkaktarët kryesorë të krizës, duke e zhytur edhe më tej popullsinë në varfëri dhe kequshqyerje të thellë, veçanërisht tek fëmijët.
Sipas të dhënave të GRFC-së, 1.9 milionë njerëz aktualisht ndodhen në nivelet më të rënda të urisë, duke arritur nivelin më të lartë që prej fillimit të mbledhjes së të dhënave në vitin 2016.
Ndërkohë, kriza thellohet edhe më shumë nga shkurtimet në ndihmën e jashtme të SHBA-së, të urdhëruara nga ish-presidenti Donald Trump në janar të këtij viti. Si pasojë, 3.5 milionë njerëz janë në rrezik të humbin racionet e tyre ushqimore, të cilat aktualisht po kalben në depot e USAID-it në Xhibuti, Afrikën e Jugut, Dubai dhe Hjuston, transmeton albinfo.ch.
Sipas dokumenteve të brendshme, mbi 66,000 ton ushqim, me vlerë mbi 98 milionë dollarë, që përfshijnë biskota me energji të lartë, vaj perimesh dhe drithëra të fortifikuara, mund të bëhen të papërdorshme nëse nuk shpërndahen para skadimit. Disa nga këto rezerva pritet të skadojnë në korrik, çka mund të çojë në shkatërrimin ose djegien e tyre.
Këto furnizime mund të ushqejnë mbi një milion njerëz për tre muaj, ose të sigurojnë ushqim për të gjithë popullsinë e Rripit të Gazës për një muaj e gjysmë, sipas një analize të agjencisë Reuters, bazuar në të dhënat e Programit Botëror të Ushqimit (WFP).
Raporti i fundit nënvizon nevojën për veprime të menjëhershme dhe të koordinuara ndërkombëtare, për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm të krizës globale ushqimore, në një kohë kur burimet ekzistuese po mbeten të pashfrytëzuara, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani: Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar në një liqen Raportohet se një 18-vjeçar nga Kosova është mbytur në një liqen në Gjermani...
-
Mira Murati këtë vikend martohet në një ceremoni private në Toskanë
-
Ambasada e Shqipërisë në Vjenë prezanton denjësisht traditat shqiptare
-
Dita e Çlirimit të Kosovës u festua me krenari në Stokholm
-
Prishtinë: Arrestohet 23 vjeçari i kërkuar nga Interpoli në Austri
Jeta në Zvicër
-
Rregullat dhe zakonet e saunave zvicerane që duhet të dinë të huajt Saunat janë të njohura në Zvicër, veçanërisht në pjesë të caktuara të vendit, dhe ka disa...
-
Mijëra njerëz protestuan në “grevën feministe” zvicerane
-
Pse zviceranët po heqin dorë nga Coca-Cola?
-
Një e shtunë e nxehtë edhe për trafikun
-
Droni zviceran thyen rekordin botëror të shpejtësisë