Sport

Rashica: Sot shënuam fitore të madhe

Futbollisti nga Vushtrria, Milot Rashica, e ka quajtur të madhe fitoren e skuadrës Werder Bremen ndaj Schalke 04.

Kujtojmë se kjo përballje është zhvilluar sot në stadiumin Veltins-Arena, e cila ka përfunduar me rezultat 1:0 në favor të skuadrës për të cilën luan futbollisti 23 vjeçar.

Në minutën e 32-të të ndeshjes, ylli kosovar Milot Rashica e ndihmoi bashkëlojtarin Leonardo Bittencourtin, i cili arriti ta shënojë një gol të bukur nga distanca, përcjell Albinfo.ch.