Shqipëria
Reagimet pas martesës së dy grave në Bashkinë e Tiranës
Sipas Kishës Katolike, kleriku që i ka lidhur në martesë nuk ka asnjë lidhje me Kishën Katolike
Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj, çifti i së njëjtës gjini, kurorëzuan në një ceremoni simbolike të veshura me fustane nusërie, dashurinë e tyre në tarracën e Bashkisë së Tiranës mbrëmjen e 19 majit.
Kurorëzimi i tyre u bë nga dy pastorë britanikë, ndërsa në ceremoninë private ishin edhe vajzat e tyre 3-vjeçare, binjaket që erdhën në jetë me metodën invitro, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Megjithëse ligji shqiptar nuk lejon martesat të së njëjtës gjini, 2 partneret Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj dorëzuan në gjendje civile kërkesën për t’u celebruar në martesë, pas 14 vjetësh të dashuruara.
Alba tha se ende nuk kanë një përgjigje nga Gjendja Civile, por përgjigjja është e pritshme, pasi do të jetë negative.
Burime për Report Tv nga Gjendja Civile ka konfirmuar se nuk ka pasur asnjë lidhje martese mes dy vajzave të së njëjtës gjini.
Për sa i përket marrjes së tarracës për ceremoninë e martesës, Alba Ahmeti tha se aplikuam fillimisht me emër të Edlirës dhe u pranuam (d.m.th. nuk kanë dhënë detaje se cfarë dasme do të jetë). Gjithsesi ata pretendojnë se gjithsecili taksapagues ka të drejtë të përdorë tarracën e Bashkisë.
Andy Fitchet, pastori që ka marrë pjesë në ceremoninë e martesës joligjore të dy vajzave Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara ishte pjesë e konferencës së sotme për media. Gjatë pyetjes se ka pasur shumë akuza që ai nuk është pastor, ai i hodhi poshtë këto pretendime. Ai tha që është pastor.
Në lidhje me dasmën ka reaguar edhe Kisha Katolike në Shqipëri. Sipas Kishës Katolike, personi me veshjen e një kleriku katolik nuk ka lidhje me ta dhe nuk përfaqëson kishën.
Sipas Kishës Katolike, kleriku që i ka lidhur në martesë nuk ka asnjë lidhje me Kishën Katolike.
“Kisha katolike në Shqipëri dëshiron të sqarojë të gjithë besimtarët dhe mbarë opinionin publik që:
-Bazuar në Doktrinën, Traditën dhe Magjisterin e Kishës, martesa mes personave të së njëjtës gjini është e papranueshme dhe kategorikisht e ndaluar.
–Lejimi dhe publikimi i ceremonive të tilla në institucionet shtetërore janë të papranueshme për sa kohë martesat mes të njëjtës gjini nuk janë të aprovuara me ligj në vendin tonë.
-Personi në foto edhe pse paraqitet nga ana e jashtme me veshjen e një kleriku katolik, nuk ka asnjë lidhje me Kishën Katolike dhe nuk përfaqëson asgjë tonën”, shprehet Dom Mark Pashkja, Zëdhënës i KISH.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Lucerni bëhet kantoni më i favorshëm fiskalisht në Zvicër Zug nuk është më kantoni më tërheqës fiskalisht në Zvicër... -
Hapet sërish qarkullimi në Gotthard Pass në Zvicër -
Resorti zviceran St. Moritz më i shtrenjti në botë për prona -
Mimoza Kusari-Lila merr pjesë në panelin ndërkombëtar të St. Gallen Symposium 2026 -
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet














