Lajme
Reagon Koreja e Veriut, pas lajmeve se Kim Jong Un ka vdekur
Në kohën kur po qarkullojnë lajme për vdekjen e udhëheqësit suprem të vendit, Koreja e Veriut ka publikuar një letër, e cila thuhet se i është dërguar presidentit të Afrikës së Jugut nga Kim Jong Un.
Të hënën, më 27 prill, në letër urohet presidenti Cyril Ramaphosa në Ditën e Lirisë së Afrikës së Jugut që shënon fundin e aparteidit.
Mediat ndërkombëtare raportuan se ai i është nënshtruar një procedure kardiovaskulare që çuan në njoftimet se ai është në rrezik për jetën ose edhe ka vdekur.
Sot u tha se Kim mund të jetë lënduar gjatë testimit të një rakete.
Mediat në Korenë e Jugut kanë raportuar se Kim i është nënshtruar një operimi kardiovaskular më 12 prill në një spital jashtë Pyonguang, kryeqytet i Koresë së Veriut dhe se gjendja e tij po përmirësohej.
Tre zyrtarë qeveritarë me njohuri të situatës i thanë Washington Postit se dy qeveritë, amerikane dhe jug-koreane, janë skeptike sa u përket raporteve se Kim është i vdekur ose në gjendje të rëndë.
Kim nuk është parë në publik që nga 11 prilli.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën













