Kosova
Reagon Lista Srpska pas helmimit të 9 personave
Helmimi nga zarfet që erdhën nga Serbia
Presidenti i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se sot anëtarët e kësaj partie janë larguar nga hapësirat e Qendrës për numërim të votave në Prishtinë duke shtuar se aktualisht po ndodh vjedhja e votave serbe për ta përmbysur vullnetin zgjedhor.
Në një komunikatë për media, Rakiqi, sikurse edhe Stevan Veselinoviq, anëtari i Listës Serbe në KQZ, ka thënë se ngjarja e sotme, ku u raportua për helmim të 9 personave derisa po verifikonin zarfet me vota të ardhura nga Serbia, është “farsë shoviniste nën regjinë e partive politike shqiptare, me ndihmën e Policisë së Kosovës, Komisionit Qendror Zgjedhor dhe institucioneve të tjera kosovare, duke bërë vjedhjen e votave serbe në favor të Rashiqit, Petroviqit, Rada Trajkoviqit, Jablanoviqit dhe serbëve tjerë të dëgjueshëm, në qendër të Prishtinës”.
Rakiqi më tej hedh dyshime rreth ngjarjes, për shkak se, siç thotë ai, në qendër kanë qenë edhe anëtarët serbë, e të cilët, thotë ai, “nuk kanë nuhatur kurrfarë kundërmimi e as që kanë pasur ndonjë problem”.
Duke tentuar të dramatizojë situatën, Rakiqi thotë se nga objekti janë larguar të gjithë vëzhguesit e Listës Serbe, mirëpo Policia ka konfirmuar se nga objekti janë larguar të gjithë të pranishmit, jo vetëm serbët.
“Para syve të mijëra përfaqësuesve ndërkombëtarë, vëzhguesve të procesit zgjedhor nga SHBA-ja, BE-ja, Gjermania, Britania e të tjerëve, po ndodh vjedhja e votave të popullit serb duke ndryshuar vullnetin zgjedhor, me qëllim që në Parlamentin në Prishtinë dhunshëm, me vjedhje dhe shkelje të të gjitha ligjeve, të fusin serbë të pranueshëm, të dëgjueshëm të Prishtinës”, tha Rakiqi.
Ai tha se Lista Serbe nuk do të pranojë që dikush të manipulojë me vota e me vullnetin e qytetarëve dhe përmes këtij procesi të instalohen shqiptarë e serbë të dëgjueshëm, ndërsa ka kërkuar nga të gjithë faktorët ndërkombëtarë të ndalojë këtë, siç tha ai, “farsë shoviniste dhe vjedhje” nga ana e Prishtinës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














