Lajme

Reduktime të ujit në Valais për të shmangur thatësinë

Reshjet e fundit nuk kanë ndihmuar kantonin e Valais për të përmirësuar situatën me ujin. Ky kanton tashmë po përgatitet të përballet me thatësinë.

Komuna e Leytron ka publikuar njoftimin që nga 1 maji banorët mund të ujitin lëndinën e tyre vetëm dy ditë në javë, shkruan RTS.

Vreshtarët dhe fermerët janë gjithashtu apriori subjekt i rregullave të tij, edhe nëse janë të mundshme përjashtime. “Fermerët që e kërkojnë me arsyetim dhe nocione të rëndësishme për ruajtjen e të korrave të tyre përfitojnë nga përjashtimet për ujitje”, shpjegon kryetari i komunës, Joseph Ramuz.

Shi ose jo, objektivi është të ndryshohen zakonet për të kufizuar pikun e konsumit dhe për të shmangur kështu kufizimet si ato të verës së kaluar, përcjell albinfo.ch.

Në Crans-Montana, autoritetet po kërkojnë gjithashtu nga popullata të bëjë një përpjekje. Nga 1 qershori, ujitja do të kufizohet në tre ditë në javë, vetëm pas orës 18:00. Në pllajën e lartë, fermerët do të përfitojnë nga një planifikim i përshtatshëm.

“Këtë vit duam të shmangim kufizimin duke parashikuar dhe planifikuar”, thotë Laurent Bagnoud, këshilltari bashkiak përgjegjës për mjedisin, shkruan RTS.

Në Valais qendror, normalizimi i situatës është konfirmuar dhe tenton të përgjithësohet në të gjithë rajonin, me nivele normale ose mbi normale mbi rreth 80% të rrjetit të monitorimit.

Deri më sot, Haut-Valais mbetet rajoni ku përmirësimi është më pak i dukshëm, përcjell albinfo.ch.