Shkurt.ch
“I siguron numrat” referendumi kundër ligjit të rishikuar të azilit
SVP ishte shprehur kundër ligjit të ri të azilit , veç tjerash për faktin se ai u ofron azilkërkuesve mbrojtje juridike (avokati) pa pagesë dhe kjo "do ta bënte Zvicrën më atraktive për azil"
SVP/UDC ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme për referendumin kundër ligjit të rishikuar të azilit, gjegjësisht atij që njihet si “reforma e azilit”, me autore ish presidenten dhe ministren e drejtësisë, Simmonetta Sommaruga. 50 mijë nënshkrime kanë mjaftuar për një referendum ndërkohë që organizatorët kanë grumbullluar 67.000 sish.
Tash po punohet në verifikimin e nënshkrimeve, ka thënë për NZZ sekretarja gjenerale e SVP/UDC-së, Sylvia Bär. Nënshkrimet e verifikuara duhet të dorëzohen në kancelarinë federale, më së voni deri më 14 janar. Nëse numri del i mjaftueshëm, gjë që supozohet se nuk paraqet problem, mbetet caktimi i datës së daljes në referendum, transmeton albinfo.ch. Data më e hershme e mundshme për këtë është 5 qershor 2016.
Është interesante se reforma e azilit kishte gjetur mbështetje të gjerë në parlament nga të gjitha partitë përveç rezervave të shprehura nga SVP.
Ligji i rishikuar parasheh që procedura e kërkimit të azilit mund të zgjasë më së shumti 140 ditë dhe jo më rreth 700 ditë, siç e tregon praktika e deritashme e rasteve komplekse. Po ashtu azilkërkuesit duhet të qëndrojnë në njërën nga qendrat federale të azilit gjithë kohën sa zgjat procedura.
SVP ishte shprehur kundër reformës, me gjithë faktin se ajo vazhdmisht kishte kërkuar procedura më të shpejta të azilit, gjë që e ofronte edhe reforma. Por ajo që e pengonte SVP-në ishte fakti se azilkërkuesve me të renë u ofrohej mbrojtja juridike (avokati) pa pagesë. Sipas saj «me avokatë gratis» Zvicra do të bëhej edhe më atraktive si vend për të kërkuar azil. Kritika tjera që bën kjo parti kanë të bëjnë me faktin se federata parasheh që ndërtesat e saj t`i lëshojë në dispozicion të strehimit të azilkërkuesve, pa kërkuar leje nga komunat ose kantonet përkatëse, etj.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër













