Shqipëria
Shqipëri: Miratohet kodi zgjedhor, ku përfshihen edhe votat e emigrantëve
Mbledhja e mbrëmshme e Këshillit Politik ka përfunduar me një marrëveshje mes përfaqësuesve. Pas më shumë se katër orëve mbledhjeje duket se palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për disa pika që janë debatuar shumë kohët e fundit, pra, sipas tyre, tashmë u arrit një kod zgjedhor që i përfshin të gjitha kërkesat, përcjell albinfo.ch.

Hajdari tha se në mbledhje u miratua vota e emigrantëve shqiptarë.
“Vota e diasporës është marrë si një çështje serioze. Opozita jashtëparlamentare nuk pranoi ndryshim sistemi. Do të përpiqemi të kemi një reformë zgjedhore të suksesshme. Në tryezë u shpreh vullneti i qartë politik që diaspora të votojë. Një peshë u bie dhe emigrantëve që duhet të regjistrohen për të votuar. Kjo është një kërkesë shumë e vonuar, sepse duhet të ishte bërë me kohë”, tha ai.
Nga ana tjetër, Damian Gjiknuri tha se puna e Këshillit Politik ka përfunduar në lidhje me Kodin zgjedhor dhe se në të janë reflektuar të gjitha kërkesat dhe frika që opozita kishte për votën. Gjiknuri tha se ky ligj siguron të jetë i gjithëpranuar, ndërsa shtoi se mund ta quajmë edhe ligj të shkruar nga vetë PD, shkruan Topchanel.
“U plotësuan kërkesat që ka pasur opozita. Një pjesë e ligjit të ri zgjedhor do të çohet në Kuvend. Deri të hënën duhet t’i çojmë Kuvendit draftin përfundimtar për të vijuar më tej. Depolitizimi i administratës zgjedhore do të implementohet në zgjedhjet e tjera. Për Kodin zgjedhor puna e Këshillit Politik është e mbyllur. Vota e emigrantëve tashmë është një e drejtë e garantuar. Emigrantët duhet të regjistrohen në regjistër si votues. PD realizoi në këtë ligj pjesën më të madhe të kërkesave që kishin”, u shpreh ai.
Gjithashtu, edhe Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili thanë se u pranua propozimi i tretë i opozitës së bashkuar për KQZ dhe u arrit të krijohej një kod që siguron votën e shqiptarëve dhe se nuk do të ketë tjetërsim të saj.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave












