Lajme
Francë: Nisin reformat në fushën e sistemit pensional
Juristë, mjekë e pilotë u mblodhën të hënën në Paris për të protestuar kundër planit të Qeverisë së Francës për reforma në pensione.
Qeveria e presidentit Emmanuel Macron sapo ka nisur një nga reformat më ambicioze të saj: bashkimin e 42 sistemeve të ndryshme të pensioneve në Francë në një sistem të vetëm, të bazuar në pikë.
Macron këmbëngul se kjo mënyrë do të jetë më e drejtë, por disa profesione thuhet se do të humbasin.
“Të gjitha profesionet këtu i kanë trajtuar mirë fondet e tyre”, tha për agjencinë Reuters piloti i kompanisë Air France, Thierry Oriol, i cili ishte një nga disa qindra protestues që marshuan nëpër qendër të Parisit.
Në fund të javës së kaluar punëtorët e transportit publik në Paris kanë qenë po ashtu në grevë për shkak të reformave në pensione.
Sipas këtyre reformave, ata që dalin në pension para moshës 64 vjeç po ashtu do të marrin pension më të ulët.
Qeveria e Francës do që Parlamenti të votojë për to në fillim të vitit të ardhshëm.
Macron është dobësuar politikisht nga protestat antiqeveritare të lëvizjes “Jelekët e verdhë” qysh në fund të vitit 2018 dhe në fillim të këtij viti.
Këto protesta, që kanë shpërthyer edhe në dhunë, janë nxitur nga zemërimi i qytetarëve për rënien e standardit të jetesës dhe gjithashtu shqetësimet e tyre se Macron po e shtyn me ngulm agjendën e tij të reformave, shkruan Rel, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mbi një milion të huaj në Zvicër nuk aplikojnë për shtetësinë zvicerane Mbi një milion të huaj që jetojnë në Zvicër nuk aplikojnë për shtetësi zvicerane, edhe pse... -
LUNEE lidh traditën shqiptare me teknologjinë moderne -
Ardiana Sallauka dhe Arber Jagoda rizgjidhen në Këshillin Komunal të Villeneuve në kantonin Vaud -
Naim Dina zgjidhet për herë të dytë asambleist në Renens -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027
Jeta në Zvicër
-
Anulime të shumta fluturimesh në Aeroportin e Gjenevës për shkak të grevës së pilotëve të Lufthansa Greva e pilotëve të kompanisë gjermane Lufthansa, e caktuar për të enjten dhe të premten, po... -
Profili i tre viktimave zbulon sistemin shfrytëzues seksual të Jeffrey Epstein në Zvicër -
Asnjë ndihmë federale për viktimat e zjarrit në Chiètres -
Mbi 140 ankesa për sjellje problematike në Spitalin Universitar të Lozanës -
Sa më shumë po paguajnë tani shoferët në Zvicër për karburant?













