Lajme
Refugjatët ikin nga Hungaria drejt Kroacisë
Kroacia deri tani nuk ka qenë destinacion për refugjatët, por ardhja e tyre në numër të madh sot është ndoshta për shkak të murit që ngriti Hungaria
Pritjet e gjata në kufirin hungarez dhe dënimet e mundshme për hyrje të paligjshme në vend, kanë detyruar refugjatët për të kërkuar rrugë alternative nëpërmes Kroacisë në perëndim apo në lindje nëpër Rumani, edhe pse këto vende nuk janë pjesë e zonës Shengen, shkruan Reuters, përcjell albinfo.ch.
“Ndoshta ne do të përpiqemi përmes Kroacisë, Sllovenisë dhe prej andej në Vjenë dhe Gjermani”. tha një refugjat për Reuters.
“Unë nuk e di nëse kjo ishte një plan i mirë, por ne duhet të përpiqemi”, tha ai.
Kroacia, në anën tjetër, ka përgatitur një plan emergjencash nëse vjen deri te fluksi i madh i refugjatëve, ka thënë ministri i Brendshëm, Ranko Ostojic, duke mos bërë publike detajet e këtij plani.
Ostojic ka drejtuar kritikat në adresë të atyre që flasin se Kroacia duhet të ketë vendosur kontrollet e përkohshme kufitare si Gjermania dhe Austria.
“Kroacia ka aplikuar gjithmonë kontrolle kufitare”, tha ministri.
Kroacia deri tani nuk ka qenë destinacion për refugjatët, por ardhja e tyre në numër të madh sot është ndoshta për shkak të murit që ngriti Hungaria dhe nga kërcënimet se do të burgosë refugjatë nëse kalojnë kufirin serbo-hungarez.
“Nëse ndodh fluksi masiv i emigrantëve, apo një valë e mijëra refugjatëve, është normale që atëherë të jemi në gjendje të aplikojmë masat emergjente në kufi”, tha ministri kroat.
Mediet serbe sot kanë qenë jashtëzakonisht të ashpra me Hungarinë fqinje, dhe veçanërisht me kryeministri Orban, duke kritikuar ashpër për masat e ndërrmara kundër emigrantëve. Mediat serbe kanë raportuar se “në Evropë rregulla të tilla nuk janë parë që prej Luftës së Dytë Botërore”.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta
















