Kosova
Refuzim i madh i vaksinave në Kosovë
54 mijë persona ishin paraparë të imunizohen në fazën e parë të vaksinimit, përshirë këtu fillimisht 15 mijë mantelbardhë, duke u pasuar me qytetarët e moshës mbi 80 vjeç dhe një pjesë e atyre që vuajnë nga sëmundjet kronike.
Megjithatë, 24 mijë dozat e vaksinës AstraZeneca nuk arritën të shpenzohen as për gjysmën e personave të planifikuar për imunizim në fazën e parë, transmeton EO, përcjell Albinfo.ch.
Madje, për ta shpenzuar këtë kurë, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se që nga e premtja do të nisë vaksinimi edhe për qytetarët e moshës 75-79, grupmoshë kjo që është paraparë të imunizohet në fazën e dytë.
E sipas ekspertes për Politika Shëndetësore, Hana Xhemajli, kjo po ndodh për shkak që mantelbardhët refuzuan vaksinimin dhe si pasojë e kësaj plani për vaksinim u adaptua në kësi forme.
Të njëjtën e pohon edhe kreu i Shoqatës së Pacientëve, Besim Kodra, derisa ky i fundit druan se imunizimi i popullsisë prej 70 % brenda këtij viti është vështirë i arritshëm me këtë ritëm të vaksinimit, përcjell Klan Kosova.
Megjithëkëtë, të dy këta thonë se e gjitha kjo do të shmangej nëse me kohë do të punohej në avokim dhe fushata vetëdijesuese.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën