Refuzohet kuota për njerëzit me aftësi të kufizuara
"Kuota..." parashihte që ndërmarrjet me mbi 250 punëtorë, të rezervojnë së paku 1 për qind për personat nga kjo kategori
Dhoma nacionale e parlamentit Federal, në kuadrin e revizionit të gjashtë që po i bën ligjit mbi pensionet invalidore, ka hedhur poshtë propozimin që ndërmarrjet të detyrohen të punësojnë një numër personash me aftësi të kufizuara.
E ashtuquajtura “kuotë e njerëzve me aftësi të kufizuara” parashihte që ndërmarrjet me më shumë se 250 punëtorë, duhet të rezervojnë së paku 1 për qind për personat nga kjo kategori, njofton SF1.
Votat e SVP-së, FDP-së dhe BDP-së kanë qenë vendimtare për refuzimin e kuotës. Ndërsa partia CVP ka qenë e ndarë, me ç`rast shumica ka votuar pro kuotës. Nga ana tjetër, të majtët dhe të gjelbrit kishin kërkuar një kuotë punësimi të njerëzve me aftësi të kufizuara prej 2% në ndërmarrjet me mbi 100 punëtorë.
Ministri për punë sociale Didier Burkhalter është shprehur kundër kuotave por ka pranuar se ndërmarrjet nuk kanë bërë sa duhet deri më tash në këtë drejtim.
Të tjera nga
E-Diaspora
-
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës Dega e LDK-së në Austri ka organizuar mbrëmë një tubim me mërgatën në Amstetten të Austrisë,... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur Tre burra nga Maqedonia pësuan lëndime të lehta dhe të mesme. Një burrë nga Kosova, një... -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë?








