Lajme
Refuzoi të ndihmonte emigrantët, ish-ministri rrezikon 15 vite burg
Matteo Salvini, kreu i partisë së krahut të djathtë të Italisë, Lega Nord, doli në gjyq gjatë të shtunës me akuzën se ndaloi zbarkimin e më shumë se 100 emigrantëve në vitin 2019.
Salvini, i cili në atë kohë ishte ministër i brendshëm, i la emigrantët të bllokuar në det derisa prokurorët urdhëruan sekuestrimin e anijes dhe evakuimin e njerëzve në bord.
Anija e shpëtimit Open Arms,, kaloi pothuajse tre javë në det, pasi Salvini i refuzoi lejen për t’u ankoruar.
Nëse shpallet fajtor, pas një procesi të gjatë gjyqësor Salvini mund të përballet me 15 vjet burg. Dënimi mund ta ndalojë Kreun e Lega Nord që të ushtrojë funksione qeverisëse.
Gjyqi do të fillonte më 15 shtator, por u shty sepse salla e gjyqit u konsiderua shumë e vogël.
Gjatë 14 muajve të tij si ministër i Brendshëm, Salvini ndaloi disa varka që të ankoroheshin në Itali në një përpjekje për të ndalur flukset e emigrantëve dhe akuzoi organet bamirëse se inkurajonin e kontrabandën e njerëzve.
Salvini e largoi partinë Lega Nord nga qeveria e koalicionit në verën e vitit 2019 në një përpjekje të dështuar për të shkaktuar zgjedhje të parakohshme./Euronews
E-Diaspora
-
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet Me 96.32% të vendvotimeve të procesuara (2,752 nga 2,857), rezultatet e fundit zgjedhore në Kosovë konfirmojnë... -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri -
Greqi
Ky shtet evropian godet rrjetin e vjedhjes së makinave, 11 shqiptarë përfundojnë në pranga -
Votat e mërgatës nxjerrin në pah favoritët dhe më pak të votuarit e partive
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C














