Futboll

Refuzon Kosovën për Gjermaninë

Aktualisht sulmuesi shqiptar luan te Rheindorf Altach

Mërgim Berisha e ka refuzuar edhe zyrtarisht Përfaqësuesen e Kosovës. Federata e Futbollit të Kosovës kishte tentuar që ta bindte sulmuesin shqiptar që të kalonte te ‘Dardanët’, por më 7 tetor është refuzuar. 21-vjeçari e ka pranuar edhe zyrtarisht ftesën e Gjermanisë U-21 për dy ndeshjet e këtij muaji ndaj Spanjës dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Por, Berisha ka ende kohë që të ndërrojë mendje dhe të mos luajë në skuadrën e parë të Gjermanisë, në mënyrë që t’i lejohet kalimi te Kosova.

Aktualisht sulmuesi shqiptar luan te Rheindorf Altach, derisa është në huazim nga Red Bull Salzburgu i Austrisë, shkruan Telegrafi, përcjell Albinfo.ch.