Lajme

Regjisori shqiptar, Erenik Beqiri, fiton çmimin e filmit më të mirë të shkurtër “Best Orizzonti Short”

Filmi, si produksion francez, me aktorë nga Shqipëria dhe Kosova, ka hapur rrugën edhe për suksese të tjera të shumta

Erenik Beqiri me filmin “A Short Trip” fitoi çmimin e filmit më të mirë të shkurtër “Best Orizzonti Short” në festivalin prestigjioz të filmit në Venedik, shkruan albinfo.ch.

Me këtë çmim, Beqiri me filmin e tij gjithashtu fituan nominimin e festivalit për garën e filmit të shkurtër në European Film Awards 2023 (EFA).

Filmi si produksion francez dhe me kastë të aktorëve nga Shqipëria dhe Kosova ka hapur rrugën edhe për suksese të tjera të shumta.

Erenik Beqiri ka mbaruar studimet në Universitetin e Arteve në degën e Regji Filmi dhe Tv pranë Fakultetit të Artit Skenik në vitet 2006-2011.

Filmi “A Short Trip”, i Erenik Beqirit, u shpall filmi më i mirë i shkurtër i edicionit të 80-të të Festivalit të Venecias. Filmi i tij i mëparshëm “The Van”, ishte filmi i parë shqiptar i shkurtër, i përzgjedhur në garën zyrtare të  Festivalit të Cannes.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe mjekër

Mund të jetë një grafik i 1 person dhe teksti që thotë "¥180 MOSTRA INTERNAZIONALE D'ARTECINEMGRAFIC LA BIENNALED BIENNALE IVENEZIA 30.08 09.09 2023 ORIZZONTI #BiennaleCinema2023 #Venezia80 Miglior cortometraggio Best Short Film A SHORT TRIP Erenik Beqiri"