Regjistrimi i popullatës, tash e tutje për çdo vit
Nuk do të regjistrohen të gjithë qytetarët përmes plotësimit të formularëve sikur deri tash por do të anketohet një pjesë e popullatës
Viti i ardhshëm është viti i radhës për regjistrimin e popullsisë në Zvicër. Mirëpo, për ndryshim nga regjistrimet e deritashme që bëheshin një herë në dhjetë vjet, tash e tutje popullata do të regjistrohet për çdo vjet. Qasja e re sjell me vete edhe ndryshime tjera: nuk do të regjistrohen më të gjithë qytetarët përmes plotësimit të formularëve sikur deri tash por do të anketohet një pjesë e caktuar e popullatës. Ndërsa shumica e të dhënave tjera do të merren nga regjistrat ekzistues, shkruan 20 Minuten.
Enti Federal i Statistikës në anketat në fjalë parashtron kriteret si mosha, gjinia, gjendja civile dhe nacionaliteti. Përgjigja në këtë anketë është e detyrueshme dhe ajo përcjell informata lidhur me familjen, banimin, punën, mobilitetin, arsimimin, gjuhën dhe religjionin.
Dita e zgjedhur për anketim është 31 dhjetori ndërsa formularët me anketa do të dërgohen nga 3 janari në 200 mijë adresa. Llogaritet se me këtë metodë, secilit qytetar të Zvicrës do t`i takojë të anketohet një herë në 12 deri 13 vjet.
Përmes zëvendësimit të regjistrimeve gjithëpërfshirëse me regjistrimet me mostra, Zvicra pritet të kursejë 100 milionë franga.
E-Diaspora
-
Spiropali viziton katedrën e Albanologjisë në Munih Sipas saj, kjo katedër ka qenë dhe mbetet një pikë referimi për studimin e gjuhës, historisë... -
Ylli Rita Ora, pjesë e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines -
Itali
Vritet një 25-vjeçar shqiptar në Itali, dyshohet për konflikt në klub nate -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Llogaritja: Sa do të paguani sipas reformës së propozuar tatimore? Një kalkulator i publikuar nga RTS ilustron efektet e mundshme... -
Transmetuesi publik do të fillojë të zbulojë kombësinë e shkelësve -
30 deputetë zviceranë kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë -
Zurich Pride 2026: Ndryshime të festivalit dhe biletave të hyrjes shkaktojnë polemika -
Gjithnjë e më shumë gra në Zvicër zgjedhin të ngrijnë vezët e tyre












