Bota
Regjistrohen temperatura rekord në Australi: 47.3 gradë Celsius
Derisa në shumë shtete, temperaturat kanë shënuar ulje dhe po përballen me shumë probleme, e kundërta po ndodh në Australi.
Sidnei po përjeton temperaturën më të nxehtë në gati 80 vjet këtë të diel, thonë meteorologët australianë, ku temperatura u rrit në 47.3 gradë Celsius, përcjell albinfo.ch.
Policia australiane i ka këshilluar qytetarët e Sidneit që të përballonin nxehtësinë duke qenë sa më shumë të hidratuar dhe larg ekspozimit ndaj diellit.
Zyrtarët u detyruan të nxirrnin paralajmërime nga zjarret, të cilat jepen zakonisht gjatë verës përvëluese të Australisë. Flakët kanë shkatërruar tashmë disa prona në shtetin e Viktorias dhe në Australinë jugore.
Shtatorin e vitit 2017, australianet u paralajmëruan për një sezon të rrezikshëm zjarresh pyjore pas një dimri të thatë. Më shumë se 200 rekorde u thyen në të gjithë vendin mes dhjetorit 2016 dhe shkurt 2017, me disa vale të njëpasnjëshme të nxehti ekstrem, zjarresh dhe përmbytjesh gjate sezonit veror.
Ekspertet thonë se temperaturat e tokës dhe të detit janë prekur nga ndryshimet klimatike, duke çuar në kushte më ekstreme të motit.
Gjithashtu u paralajmëruan edhe turistët që të tregojnë kujdes, si dhe nxorën një kujtesë se ishte shkelje nëse liheshin fëmijët apo kafshët shtëpiake pa kujdes në automjet, veprime që mund të ishin vdekjeprurëse nga i nxehti.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












