Bota
Regjistrohet rasti i parë i murtajës bubonike në SHBA
Njerëzit mund të infektohen përmes kafshimeve nga pleshtat ose kafshët e infektuara
Një ketër ka rezultuar pozitiv për plagën bubonike në Kolorado. Sipas zyrtarëve të Shëndetit, ketri është rasti i parë i murtajës në Qytetin e Morrison-it, në Jefferson, që ndodhet rreth 17 milje në jugperëndim të Denverit.
“Murtaja është një sëmundje infektive e shkaktuar nga bakteret Yersinia pestis, dhe mund të merret nga njerëzit dhe kafshët shtëpiake,” shkruajnë zyrtarët e shëndetit publik, raporton Fox News.
Sidoqoftë, nëse merren masat e duhura, rreziku i marrjes së murtajës është “jashtëzakonisht i ulët”, shtuan ata. Njerëzit mund të infektohen përmes kafshimeve nga pleshtat ose kafshët e infektuara, transmeton TCH.
Departamenti i shëndetit publik në vend këshilloi personat që kanë kafshë shtëpiake që të konsultohen me një veteriner nëse dyshojnë se ato mund të jenë të infektuara, përcjell albinfo.ch.
Gjithashtu, pronarët e kafshëve shtëpiake që jetojnë pranë habitateve të jetës së egër, duhet të pyesin veterinerin për kontrollin e pleshtave.
Simptomat e murtajës mund të përfshijnë ethe të larta, të dridhura, dhimbje koke dhe vjellje, midis shenjave të tjera, që ndodhin brenda një jave nga ekspozimi. Sidoqoftë, sëmundja mund të mjekohet me antibiotikë pas diagnostikimit të hershëm.
E-Diaspora
-
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit Regjistrimi i votuesve jashtë vendit mbyllet në mesnatë: Deri tani mbi 64 mijë aplikime... -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes -
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Rriten çmimet e birrës në Zvicër Birra bëhet më e shtrenjtë në Zvicër... -
Një 16-vjeçar humb jetën në një aksident të rëndë në Torre TI -
E verbra zvicerane mahnit jurinë dhe siguron finalen në “The Voice” -
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve











