Lajme
Reklama për Kosovën sërish në CNN
Për një vit, spotet do të transmetohen 1580 herë në CNN
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Agjencia për Promovim të Investimeve kanë ndërmarrë iniciativë për të bashkëpunuar me mediumin e njohur CNN, për një kampanjë njëvjeçare, që do të ketë qëllim promovimin e potencialeve ekonomike, investuese dhe turistike të Kosovës. Spotin do ta përgatis CNN Tunner Commercial Production.
Zëdhënësja e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Arta Istrefi, tha për Telegrafin se gjatë këtij viti do të realizohen tri spote me CNN. Spoti i parë do të shfaqet më 17 shkurt, për katër vjetorin e pavarësisë së Kosovës, ndërsa në muajt në vijim do të prezantohen aspektet kryesore të ekonomisë, që nënkupton përfshirje të sektorëve të bizneseve, si dhe shoqërisë kosovare si tërësi.
Istrefi ka treguar se spoti i parë do të jetë 15 sekonda, ndërsa dy spotet tjera do të jenë nga 30 sekonda. Gjithsej, për një vit, spotet do të transmetohen 1580 herë në CNN.
CNN është kanali numër një në botë, i instaluar në 255 milionë shtëpi dhe dhoma hoteli, duke mos përfshirë SHBA-të këtu.
Ndryshe Qeveria e Kosovës, për ta rritur imazhin e shtetit më të ri në botë, ka paguar 5.8 milionë euro për fushatën reklamuese “Young Europeans”
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës










