CH-Ballkani
Rekord: 200 mijë shqiptarë aplikojnë për lotarinë amerikane
Të dhënat e Departamentit Amerikan të Shtetit tregojnë se këtë vit një numër rekord prej gati 200 mijë shqiptarësh shpresojnë për lotarinë amerikane.
Me shpresën e një jete më të sigurt për familjen dhe zhvillimin e tyre profesional, mijëra shqiptarë aplikuan në lotarinë amerikane për mundësinë e largimit nga Shqipëria.
Çdo vit mijëra shqiptarë provojnë fatin me lotarinë amerikane që hapet nga 1 tetori deri më 3 nëntor. Sipas të dhënave të publikuara nga Departamenti Amerikan i Shtetit, 198.625 aplikantë kanë plotësuar 100 mijë aplikime, personalisht ose si familje, për t’u zhvendosur në vendin e ëndrrave.
Siç raportojnë mediet e Tiranës, ky është një rekord historik.
Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi të dhënat mbi numrin e aplikantëve që nga viti 2007 dhe asnjëherë gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur kaq shumë aplikantë. Më 2015 pati mbi 27 mijë aplikime më shumë se më 2014 dhe 76 mijë aplikime më shumë se më 2013.
Përgjatë kësaj periudhe numri më i vogël i aplikimeve shënohet në vitin 2011, me 87 mijë ëndërrimtarë.
Viti 2011 qe edhe viti i parë i heqjes së vizave nga zona “Shengen” për Shqipërinë, kur një numër i stërmadh shqiptarësh vizituan për herë të parë Evropën.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













