Shqipëria
Shqiptarët më së shumti në Evropë aplikuan për Lotarinë Amerikane
Nga 173 mijë shqiptarë që aplikonin në 2007-n, në 2018 numri i aplikimeve kapi shifrën rekord prej 367 mijë
Rreth 367 mijë shqiptarë, (apo 17% e shqiptarëve që mund të aplikojnë, mbi 20 vjeç) i varen shpresat e tyre te “ëndrra amerikane” duke aplikuar për Lotarinë Amerikane dhe duke u renditur kështu të parët në Evropë që kanë përqindjen më të lartë të popullsisë që aplikojnë për lotari.
Krahasuar me vitin 2007, numri i shqiptareve që aplikuan për Lotarinë Amerikane është dyfishuar, nga 173 mijë shqiptarë që aplikonin në 2007-n, në 2018 numri i aplikimeve kapi shifrën rekord prej 367 mijë, sipas statistikave të Departamentit amerikan të Shtetit, shkruan ‘monitor’.
Rritja e aplikimeve në Lotarinë Amerikanë ka qenë e lartë, veçanërisht pas vitit 2013.
Sipas analizës së Pew Research Center mbi aplikimet për Lotari Amerikane, në disa prej vendeve një pjesë e konsiderueshme e popullsisë aplikoi, përcjell albinfo.ch.
Në Libi rreth 15% e qytetarëve aplikuan për programin, por edhe vende të tjera të Afrikës kishin të njëjtën përqindje aplikimi.
Në Sierra Leone rreth 14% e popullsisë aplikoi, ndërsa në Gana vetëm 8%.
Në Evropë vendet me përqindjen më të lartë që kishin aplikuar në program ishin vendet e lindjes, ku Shqipëria mbante rekordin.
Sipas të dhënave të Pew Research Center, pas Shqipërisë renditet Moldavia me 11% të popullsisë, Armenia me 9%.
Ndërsa në Azi vendet që kryesojnë janë Uzbekistani me 7% dhe Nepali me 4%.
Gjatë 2017-s më shumë se 22.4 milionë njerëz aplikuan në të gjithë botën në programin e vizave amerikane, i cili jep rreth 50 mijë Green Cards, apo leje qëndrimi të përhershme nëpërmjet një sistemi lotarie.
Numri i aplikantëve thuajse iu afrua rekordit të vitit 2016 ku në të gjithë botën aplikuan 23 milionë njerëz, kryesisht për shkak se administrata Trump tha se do ta hiqte programin.
Që nga 2005, më shumë se 200 milionë njerëz kanë aplikuar për lotarinë Amerikane, e cila kërkon që të diversifikojnë shtetësinë e popullsisë emigrante duke dhënë viza për emigrantët.
Vetëm 8 shtete kanë të paktën nga 1 milion aplikantë në 2016, duke u përgjigjur për më shumë se gjysma e totalit: Si Gana, Uzbekistani, Irani, Ukraina, Egjipti, Nepal, Etiopi dhe Sierra Leone.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Propozohet që të gjithë punonjësit me orar të plotë në Zvicër të kenë pesë javë pushime Një mocion parlamentar kërkon rritjen e pushimit minimal vjetor nga katër në pesë javë për të... -
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto













