Lajme
Mozaiku i artistit shqiptar, në Librin e Rekordeve Guinness
Artisti nga Gjakova, Alkent Pozhegu, ka arritur një sukses të madh me mozaikun e tij, të krijuar nga drithërat dhe duke përdorur një imazh të presidentit amerikan Donald Trump, shkruan KultPlus
Këtë arritje e ka bërë të ditur vetë artisti Pozhegu në rrjetin e tij social në Facebook.
“Arrin edhe rekordi i tretë me radhë.
Pas punimit të mozaikut me kokrra me sipërfaqe prej 560 metra katrorë, ku shfaqet portreti i presidentit amerikan Donald Tramp në maj të 2019-ës, arrin edhe konfirmimi zyrtar se ky rekord është regjistruar pranë Librit të Rekordeve Guinness”m, shkruan ai.
Për punimet e Pozhegut shkruajtën edhe mediet e njohura botërore, derisa kohë më parë ai realizoi edhe portretin e këngëtares Rita Ora, përcjell albinfo.ch.
Linku më poshtë:
https://www.guinnessworldrecords.com/world-records/510516-largest-grain-image
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029












