Integrimi
Çifti kosovar ka 13 vite që lufton për pasaportën zvicerane: sërish i refuzohet
Stephan Felber, në 28 vitet e tij si Sekretar i Përgjithshëm në Departamentin e Drejtësisë dhe Sigurisë, ai nuk kishte hasur në asgjë të krahasueshme
Një kontest rekord për nga gjatësia për një pasaportë të kuqe: Një çift kosovar po lufton prej 13 vitesh për natyralizim në komunën Uttwil të St. Gallenit, por më më kot, shkruan tagblatt.ch
Të martën, votuesit në mbledhjen e komunës për caktimin e buxhetit, kanë refuzuar qartë dhe për herë të dytë kërkesën e të dyve për pasaportë. Burri dhe grua akuzohen për mungesë të integrimit shoqëror në fshatin ku jetojnë, transmeton albinfo.ch.
Ata gjithashtu i kanë borxh komunës, të paktën kështu thotë komuna.
Ky rast i jashtëzakonshëm në çdo aspekt, ka marrë një përfundim të përkohshëm të martën në mbrëmje, pas 13 vjetësh që kur ka filluar. Komunarët e Uttwilit kanë refuzuar natyralizimin e çiftit kosovar me 77 vota kundër, 11 pro me 16 abstenime.
Shtatë vjet më parë ata kishin refuzuar po ashtu kërkesën e çiftit për asaportë zvicerane.
Stephan Felber thotë se është në të vërtetë e pazakontë që një procedurë të zvarritet për një kohë kaq të gjatë, përcjell albinfo.ch. Në 28 vitet e tij si Sekretar i Përgjithshëm në Departamentin e Drejtësisë dhe Sigurisë, ai nuk kishte hasur në asgjë të krahasueshme.
Arsyet pse autoritetet refuzojnë natyralizimin e çiftit janë afërsisht të njëjta si në të kaluarën, thotë Stäheli, kryetar i komunës: Çifti i cili është vendosur këtu në vitin 1996 është ende i pa integruar sa duhet në jetën shoqërore në fshat.
Ata gjithashtu i kanë borxh komunës. Familja ka marrë ndihmë sociale ndërmjet vitit 1998 dhe 2005 si dhe midis 2014 dhe 2016 dhe nuk i ka kthyer të gjitha ato, deri më sot. Pretendimet për shtatë vitet e para janë parashkruar (vjetërsuar), por jo dhe ato nga e kaluara e afërt (2014-2016), thotë Stäheli. Çifti mohon borxhet e papaguara dhe ka kundërshtuar vendimin përkatës.
Edhe Gjykata Federale është marrë dy herë me çështjen
Burrë e grua kosovarë kishin deklaruar se asambleja e komunës kishte qenë e njëanshme ndaj tyre dhe pa sukses kishin kërkuar që kantoni të vendoste për aplikimin e tyre.
Çifti kishte më shumë fat me ankesën e bërë kundër vendimit të parë negativ të asamblesë së komunës së Uttwilit në vitin 2013.
Gjykata Federale kishte kthyer çështjen për rigjykim në vitin 2015 në gjykatën administrative, përcjell albinfo.ch. Kjo e fundit, në vitin 2016 e kishte deklaruar të pavlefshëm votimin e tri viteve më parë.
Arsyeja: Komuna nuk ishte në gjendje të vërtetojë njohurinë e dobët të gjermanishtes, siç pretendonte komuna, pasi që nuk kishte në dorë ndonjë rezultat të një testi gjuhësor.
Loja filloi nga e para dhe përfundoi përsëri në gjykatën federale, e cila këtë herë nuk iu përgjigj pozitivisht ankesës së çiftit. Për shkak se legjislacioni kishte ndryshuar ndërkohë, çifti pati paraqitur një kërkesë të re për natyralizimin.
Çifti mund t’ua kishte shpjeguar të martën asamblistëve qëndrimin e tyre. “Ne i kemi ftuar të dy”, thotë Staeheli. Për arsye shëndetësore dhe për shkak të zhgënjimit me qëndrimin e këshillit bashkiak ndaj tyre, çifti kishte anuluar ardhjen, përcjkell albinfo.ch. Në vend të kësaj, ata kanë shpërndarë fletëpalosje në fshat duke kërkuar përmes tyre që të natyralizoheshin.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: SVP kërkon që komunat të kenë të drejtën e vetos për hapjen e qendrave të azilit SVP propozon që komunat të vendosin vetë nëse duan të strehojnë qendra për azilkërkuesit.... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Zvicër
Dita Botërore e Çokollatës: Pesë fakte që e bëjnë çokollatën zvicerane të veçantë -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Zvicër
Ardon Jashari dhe Ruben Vargas: Jemi gati të luftojmë për çerekfinalen













