Futboll
Rekordi nga Muriqi
Më së shumti në La Liga me Mallorcan, Muriqi i kishte 15 gola të shënuar
Vedat Muriqi e shënoi një gol për Mallorcan të dielën, por që nuk i mjaftoi skuadrës së tij ta shmangë disfatën.
Në xhiron e 24-t të La Ligas, Mallorca u mposht në shtëpi nga Real Betisi 2:1, por Muriqi vendosi rekord personal.
Ai në minutën e 66-të shënoi gol të bukur me kokë. Ishte goli i 16-të sezonal, dhe konfirmim se sulmuesi shtatlartë i Kosovës po e kalon edicionin më të mirë, duke e kaluar numrin e golave në sezonet e mëhershme në elitën spanjolle. Më së shumti në La Liga me Mallorcan, Muriqi i kishte 15 gola të shënuar.
Muriqi në La Liga arriti në shifrën e 50 golave dhe është vetëm katër gola larg barazimit të rekordit të vendosur nga Samuel Eto’o me Mallorcan. Me këtë ritëm të golave të shënuar, Muriqi mund ta thyejë rekordin që është mbajtur për kohë të gjatë nga ish-sulmuesi kamerunas.
Postime të veçanta të dielën për Muriqin kanë bërë si Mallorca ashtu edhe faqja zyrtare e La Ligas.
“OptaJose” në platformën “X”, faqe që merret me statistika të lojtarëve, veçanërisht ata që luajnë në Spanjë, ka paraqitur një tjetër të arritur të madhe.
“Vedat Muriqi është golashënuesi më i mirë me kokë në pesë ligat kryesore të Evropës këtë edicion dhe është bërë lojtar i parë i Mallorcas që shënon gjashtë gola me kokë gjatë një sezoni”, ka shkruar “OptaJose”.
Muriqi pati edhe disa mundësi tjera shënimi, por nuk realizoi më. Para nisjes së ndeshjes e pranoi çmimin e “lojtarit më të mirë të muajit janar”. Këtë çmim, Muriqi e ka fitoi për herë të dytë.
Mallorca vazhdon luftën e madhe për mbetje në elitë. I ka 24 pikë në pozitën e 18-të.
E-Diaspora
-
Spiropali viziton katedrën e Albanologjisë në Munih Sipas saj, kjo katedër ka qenë dhe mbetet një pikë referimi për studimin e gjuhës, historisë... -
Ylli Rita Ora, pjesë e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines -
Itali
Vritet një 25-vjeçar shqiptar në Itali, dyshohet për konflikt në klub nate -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
30 deputetë zviceranë kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë Një rezolutë e nënshkruar nga 30 deputetë të Parlamentit të Zvicrës do të dorëzohet në Gjykatën... -
Zurich Pride 2026: Ndryshime të festivalit dhe biletave të hyrjes shkaktojnë polemika -
Gjithnjë e më shumë gra në Zvicër zgjedhin të ngrijnë vezët e tyre -
Gjashtë lajmet që morën më shumë vëmendje për këtë javë -
Mbrojtja ajrore: Nga Franca një ofertë për Zvicrën













