Shkurt.ch
Religjioni dobësohet në familje, forcohet në politikë
Kur flasim për religjionin në Zvicër vihet re një ndarje. Roli i religjionit reduktohet në jetën private, ndërkohë që në politikë dhe në media bëhet edhe më rëndësishëm si “mollë sherri” .
Në këtë konstatim erdhi “Programi Nacional për Hulumtime”, me titull “Komunitetet fetare, shteti dhe shoqëria” .
Në raportin e publikuar të martën, thuhet se religjioni është përdorur shpesh në media por edhe politikë për të bërë ndarje në mes vendasve dhe të huajve. Kjo shoqërohet shpesh me sjellje të dhunshme apo edhe me perceptimet dhe stereotipa të emigrantëve.
Në të kundërtën, njerëzit gjithnjë e më pak shikojnë ritualet tradicionale të fesë. Në studim thuhet se kishat gjithnjë e më shumë po i humbin besimtarët, sidomos të rinjtë, për të cilët feja e vërtetë vlerësohet të jetë “çështje private”.
Pavarësisht sekularizimit të shoqërisë disa komunitete fetare shënojnë rritje, thotë SNF. Edhe pse kanë më pak besimtarë por i përkushtohen propagandimit të modelit më konservativ të besimit.
“Ky heterogjenitet përkeqëson marrëdhëniet ndërmjet besimtarëve të fortë dhe atyre që janë distancuar nga feja,” thotë, Bochinger Christopher, kryetar i Grupit Drejtues NFP58.
Prandaj sipas tij, duhet promovuar respektin ndërmjet grupeve të ndryshme fetare. Komiteti drejtues rekomandon që autoritetet në të gjitha nivelet për të bërë më shumë për barazinë e grupeve fetare.
E-Diaspora
-
Turqi
Galatasaray i bën ofertë Dua Lipës për festën e titullit kampion në Stamboll Klubi turk raportohet se ka ofruar 2 milionë dollarë për një performancë prej katër këngësh në... -
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit












