Autotech
Renault, me model të ri
Mendohet se mund të vijë me motor 1.0, me kapacitet prej 68 kuajfuqi
Sipas disa mediave, kompania e njohur franceze e veturave, Renault, për vitin 2021 është duke planifikuar të sjellë një Sedan të vogël me platformë CMF-A, platformë të cilën aktualisht e ka modeli për qytet Kwid në version Hatchback.
Sedani i ri mban emrin kodues “LBC” dhe aktualisht për të nuk dihen detajet konkrete, transmeton Koha.net. Mendohet se mund të vijë me motor 1.0, me kapacitet prej 68 kuajfuqi dhe me marshin e Kwidit, raporton Kohanet.
Gjithashtu, Sedani i ri i vogël pritet të jetë i gjatë rreth 4 metra dhe do të ishte rival i drejtpërdrejtë i modeleve të tilla si Ford Aspire, Honda Amaze, Hyundai Xcent, Maruti Swift Dzire, Volkswagen Ameo dhe Tata Tigor.
Përveç Indisë, ku edhe do të prodhohet, modeli i ri i Renaultit do të jetë në dispozicion për shitje edhe në Amerikën Jugore, Afrikë si dhe në vendet e Azisë Juglindore, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile Në Aargau, gratë dhe të huajt duhet të marrin pjesë në një aktivitet informues. Tani rezulton... -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën















