Lajme
Rëndësia e vitaminës D në dimër
Shumë prej nesh kanë filluar të ndiejnë pasojat e dimrit. Ditët po shkurtohen dhe momentet diellore që i kërkojmë me ngulm pakësohen ndjeshëm, përcjell albinfo.ch.
Zgjimi në mëngjes është gjithnjë e më i vështirë, lodhja më e madhe dhe produktiviteti në punë plot mangësi. Irritimi kap majat dhe ndihesh sikur e gjithë energjia të është zhdukur.
Për këtë gjendje të padëshiruar është përgjegjëse mungesa e vitaminës D. Kjo vitaminë krijohet në organizëm kur ne jemi në praninë e rrezeve të diellit. Ja përse, shumë njerëz në dimër vuajnë nga pamjaftueshmëria e vitaminës D.
Normalisht gjatë ditëve diellore të vitit, trupi ynë duhet të jetë në gjendje të akumulojë vitaminë D mjaftueshëm sa të zgjasë edhe në dimër. Por duke qenë se shumë prej nesh punojnë në zyra të mbyllura, ky stil jetese i shteron rezervat e kësaj vitamine.
Mungesa e vitaminës D shkakton simptoma të ndryshme, siç janë dobësia e muskujve, pagjumësia, rënia në peshë, depresioni, luhatjet e humorit, probleme me shikimin dhe kockat. Të pasurit e niveleve të mjaftueshme të vitaminës D, ndihmon në parandalimin e osteoporozës, sëmundjeve të zemrës, kancerit, Alzhaimerit, goditjeve në tru, tensionit të lartë të gjakut, diabetit, madje edhe ngadalëson plakjen.
Lidhja e drejtpërdrejtë e vitaminës D me aftësinë e organizmit për të luftuar sëmundjet dhe infeksionet është një fakt i pranuar gjerësisht.
Vitamina D aktivizon qelizat T, që mbrojnë sistemin tonë imunitar. Kjo është arsyeja përse gjatë dimrit në disa vende, veçanërisht në Gjermani dhe Austri, fëmijët marrin suplemente të vitaminës D për të shmangur shfaqjen e simptomave të lartpërmendura.
Ushqimet që janë të pasura me vitaminën D
1. Peshqit e pasur me yndyrna si toni (edhe i paketuar), salmoni, skumbria dhe harenga,
2. E bardha e vezës,
3. Djathi,
4. Produktet e pasuruara të bulmetit dhe drithërat (qumështi, drithërat e pasura me vitaminë D).
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre









