Keystone
Kultura
Rene Rexhepi, një kampion botëror kulinarie që gatuan me thartirë thneglash
Regjisori i dokumentarit që i kushtohet restorantit "Noma" të rene Rexhepit, Pierre Deshamps ka ndjekur prej disa vitesh me kamerën e tij zhvillimet në restorantin që cilësohet si tempulli i gurmanëve në Kopenhagë
Në restorantin më të mirë të botës, nën drejtimin e kryekuzhinierit Rene Rexhepi gatuhet me produktet vendore të stinës, por edhe me thartirën e thneglave të malit, me koka të fermentuara të peshkut dhe me ”fucks” të panumërta të shefit. Kështu shkruan noz.de duke prezantuar filmin dokumentar “Noma” që i kushtohet kuzhinierit shqiptarodanez të vlerësuar disa vjet rresht si më i miri në botë.
Regjisori i dokumentarit, Pierre Deshamps ka ndjekur prej disa vitesh me kamerën e tij zhvillimet në restorantin “Noma” që cilësohet si tempulli i gurmanëve në Kopenhagë, transmeton albinfo.ch. Aty sundon kryekuzhinieri Rene Rexhepi. Kredoja e tij është: merr përbërësit që i gjen në afërsi dhe që përputhen me njërën nga katër stinët e vitit, me këtë koncept thelbësor për vendin dhe kohën, Rexhepi krijon kuzhinën e tij rreptësishtë sezonale, origjinale nordike, të tillë çfarë nuk ka pasur kurrë më parë në restorante. Si rezultat, ai ma marrë çmimet për restorantin më të mirë të botës në vitet 2010, 2011, 2012 dhe 2014.
Por si ia del kuzhinieri i rritur në Maqedoni ta bëjë këtë? Me shumë pasion, kureshtje, talent dhe gjithsesi, me një ekip prej dyzet vetash, kreativitetin e të cilëve Rexhepi vazhdon ta sfidojë gjithnjë me receta të reja, sigurisht, të pazakonshme.
Kamera është vazhdimisht shumë afër me tenxheret dhe me pjatat: si për të filmuar anët tërheqëse që të nxisin oreksin po ashtu edhe për të regjistruar sjelljen jokonformiste të shefit, krijuesit të restorantit, përcjell albinfo.ch. Ai nuk i do kravatat dhe nuk do t`ia dijë shumë për bontonin: fjala që ai përdor më së shpeshti është “fuck”.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë
















