Bota
Rënie drastike e lindjeve në Evropë
Numri i foshnjave të lindura në Francë dhe Evropë ka shënuar rënie drastike dhe gjendja është alarmante në Bullgari, raporton Instituti i Statistikave Kombëtare të Francës, shkruan “Economie Matin”.
Ka pasur një rënie të foshnjave të lindura në Francë prej dy për qind në krahasim me vitin 2015, dhe në krahasim me vitin e kaluar bëhet fjalë për 2.7 për qind. Nëse ky trend vazhdon, është e mundur këtë vit në Francë të kenë lindur më pak se 730 mijë foshnja.
Gazeta franceze thotë se ende nuk ka të dhëna për vitin 2016 për Bashkimin Evropian. Për vitin 2015 janë regjistruar 5.09 milionë lindje, ndaj 5.2 milionë vdekjeve.
Më alarmuese është raporti në Bullgari me 70.000 lindje krahas 110.000 vdekjeve. Në Gjermani të porsalindurit janë rreth 200.000 më pak se të vdekurit. Në Itali një “mungesë” arriti në 160.000. Situata është shqetësuese në Greqi, Rumani, Portugali dhe Hungari.
“Economie Matin” thekson se pas disa dekadash popullsia në Itali me trendin aktual do të bie në 55 milionë, shumica e të cilëve do të ishin të moshuar.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Fillon fushata e mbledhjes së nënshkrimeve për transport publik falas "Qytetarët duhet të kenë "një zgjedhje të lirë të opsioneve të lëvizshmërisë - në aspektin e... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih












