Integrimi
Reperi Sido kundër dëbimit nga Gjermania të reperit kosovar, Prince-H
Këngëtari i njohur gjerman i rapit, Sido, ka treguar solidaritet me kolegun e tij, reperin me prejardhje nga Kosova, Prince-H (Hikmet Prizreni) i cili po mbahet në burgun për dëbim nga Gjermania. I vetmi faj për të cilin Hikmeti po mbahet në burg dhe pritet të deportohet në Kosovë, thotë Sido, është, statusi i refuzuar i azilit. Ai ka 27 vite që jeton në Gjermani dhe së shpejti mund të detyrohet ta braktisë këtë vend, shkruan hiphopholic.de/.
«Kolegu im reper Hikmet aka Prince-H ka disa probleme me këtë shtet dhe po mbahet në burgun për deportim. Çfarë krimi ka bërë ai? Asnjë. Përse mbahet në burg? Sepse i është hedhur poshtë kërkesa për azil», shpjegon Sido.
Nisur nga kjo, Sido apelon për ndihmë, që të sigurohet një shumë parash për t`ia mundësuar kolegut të tij një avokat i mirë. Për ta realizuar këtë, ai ka thirrur të gjithë për pjesëmarrje në një party solidarizimi që do të mbahet të martën.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër













