Kosova
Republika e re është fëmijë i qytetarëve të saj
"Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku me diasporën në Zvicër: që Kosova sa më shpejt të bëhet pjesë e plotë e bashkësisë ndërkombëtare, që më në fund të hapet sërish rruga drejt Evropës"
Më 17 shkurt Republika e Kosovës feston 14 vjetorin e lindjes. Fëmijët tanë në shtëpi mund të jenë vetëm tre dhe gjashtë vjeç, por kam dëgjuar të thonë se fëmijët rreth 14 vjeç nuk janë më të lehtët për t`iu qasur. Nga njëra anë, Kosova është fëmija i vogël i ngjarjeve të mprehta në historinë botërore dhe i një lufte brutale. Plagët e shkaktuara nuk janë shëruar deri më sot, drejtësia pothuajse nuk ka ardhur në vend ose jo plotësisht. Nga ana tjetër, republika e re është edhe fëmijë i qytetarëve të saj. Kjo është ajo që më bën përshtypje: me çfarë përkushtimi dhe bindjeje dhjetëra mijë kosovarë në vend dhe nga diaspora punojnë çdo ditë për të forcuar vetëvendosjen dhe drejtësinë sociale, edhe kur shenjat për këtë nuk janë gjithmonë inkurajuese.
Personalisht, jam i bindur se duhet t`i takojë të kaluarës koha kur bashkësia ndërkombëtare i thoshte Kosovës se çfarë duhet të bëjë e çfarë të mos bëjë. Marrëdhënia mes vendeve evropiane dhe Kosovës duhet të ndryshojë urgjentisht, ajo nuk ka arritur ende në nivelin e të barabartëve. Prandaj ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku me diasporën në Zvicër: që Kosova sa më shpejt të bëhet pjesë e plotë e bashkësisë ndërkombëtare, që më në fund të hapet sërish rruga drejt Evropës, në mënyrë që shteti ende i ri të marrë burimet që i nevojiten për të krijuar drejtësi dhe një të ardhme për të gjithë.
Por kjo punë duhet të shkojë paralelisht edhe me përmbushjen e detyrave të brendshme politike, dhe kjo kërkon ndershmëri: Republika duhet të merret pa tabu me luftën kundër arbitraritetit, korrupsionit, mosndëshkimit dhe kundër strukturave joefikase në administratë dhe ekonomi. Vështirësitë evidente të këtyre ditëve tregojnë se sa e rëndësishme është kjo. Dy figurat e forta të gjeneratës së re politike në Kosovë, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, e kanë dëshmuardhe demonstruar vazhdimisht këtë vullnet. Kjo më jep shumë shpresë personalisht për 14 vitet e ardhshme. Le ta bëjmë!
- Cédric Wermuth, Deputet Nacional, Bashkëkryetar i PS-së Zvicër, Bashkëkryetar i Grupit Parlamentar Zvicër – Kosovë. Këtë editorial e ka shkruar për numrin e ri të magazinës albinfo.ch, me rastin e përvjetorit të 14-të të pavarësisë së Kosovës
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Fillon fushata e mbledhjes së nënshkrimeve për transport publik falas "Qytetarët duhet të kenë "një zgjedhje të lirë të opsioneve të lëvizshmërisë - në aspektin e... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih












