Zhvillim
Republika Sërpska e shpall person non grata ministren gjermane pas sanksioneve nga Berlini
Qeveria e Republikës Sërpska ka shpallur të premten ministren gjermane të shtetit për Evropën dhe Klimën, Anna Luhrmann, si person non grata, një ditë pas ndalimit të hyrjes në Gjermani dhe Austri për liderët kryesorë të këtij entiteti të Bosnje e Hercegovinës.
Vendimi vjen si kundërpërgjigje ndaj masave të reja të Gjermanisë dhe Austrisë, të cilat të enjten ndaluan hyrjen e presidentit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, kryeministrit Radovan Vishkoviq dhe kryetarit të Asamblesë Kombëtare, Nenad Stevandiq, duke i akuzuar ata për destabilizim të Bosnjës, transmeton albinfo.ch.
Qeveria e Republikës Sërpska e cilësoi vendimin e Berlinit dhe Vjenës si “ndërhyrje e drejtpërdrejtë në punët e brendshme”, duke argumentuar se masat kundër liderëve të saj bien në kundërshtim me konventat ndërkombëtare.
“Për të mbrojtur integritetin politik dhe institucional të Republikës Sërpska, kemi vendosur masa reciproke, përfshirë shpalljen e ministres Luhrmann si person non grata”, deklaroi qeveria e entitetit serb.
Nga ana e saj, Gjermania ka mbrojtur vendimin për ndalimin e hyrjes së Dodikut dhe bashkëpunëtorëve të tij, duke argumentuar se veprimet e tyre paraqesin “një kërcënim serioz për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit”.
Ky zhvillim vjen pas një sërie masash ndërkombëtare kundër Dodikut, i cili është tashmë në sanksione nga SHBA dhe Britania e Madhe. BE ende nuk ka rënë dakord për vendosjen e sanksioneve për shkak të kundërshimeve nga Hungaria, shkruan REL.
Gjykata e Bosnjës ka lëshuar fletarrestime kombëtare për Dodikun dhe dy bashkëpunëtorët e tij, duke i akuzuar për përpjekje për minimin e rendit kushtetues. Megjithatë, ata kanë refuzuar të paraqiten për marrje në pyetje.
Sipas ekspertëve, lëvizjet e fundit të Republikës Sërpska, përfshirë miratimin e një kushtetute të re që synon të përcaktojë entitetin si një “shtet të pavarur”, mund të acarojnë edhe më shumë situatën e paqës në rajon.
Disa liderë perëndimorë, përshirë Sekretarin Amerikan të Shtetit Marko Rubio dhe shefin e NATO-s Mark Rutte, kanë dënuar veprimet e Dodikut dhe qeverisë së tij.
Ndërkohë, diplomacia evropiane po shqyrton hapa të tjerë në përgjigje të situatës, me disa vende që po shtyjnë për masa më të ashpra ndëshkuese ndaj Republikës Sërpska, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Autorët e dhunës në familje në Zvicër së shpejti do të monitorohen 24 orë në ditë Zvicra po planifikon të shtojë luftën e saj kundër dhunës në familje duke futur monitorim elektronik... -
Grupi sindikal shqiptar “Aktivistët” në Unia organizon tubim informativ në Zürich -
Lucerni bëhet kantoni më i favorshëm fiskalisht në Zvicër -
Hapet sërish qarkullimi në Gotthard Pass në Zvicër -
Resorti zviceran St. Moritz më i shtrenjti në botë për prona












