CH-Ballkani
Reshitaj: Demarkacioni në arbitrazh, na duhet liberalizimi i vizave
Ministrja e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, e konsideron si padrejtësi ndaj qytetarëve vonesën e liberalizimit të vizave.
Ajo ka thënë se demarkacioni me Malin e Zi duhet të shkojë në arbitrazh, në mënyrë që t’i hapet rrugë integrimit të mëtejshëm dhe liberalizimit të vizave.
“Shpresoj që edhe Mali i Zi të reflektojë në këtë drejtim. Ne do të lëvizim shumë procese përpara. Normalisht, duhet të ndodhë liberalizimi i vizave. Është një proces i vonuar, i shumëvonuar, por që ne do të punojmë që kjo të ndodhë. Edhe nëse shtetet e tjera provojnë ta bllokojnë këtë, nuk do të kenë mundësi. Do t’i lëvizim këto procese në rrugën e duhur. Kjo qeveri e sapoformuar ka nisur të punojë me një frymë shumë pozitive. Shpresoj që kjo qeveri të ecë me këta hapa dhe që qytetarëve të Kosovës t’u sjellim vepra dhe jo fjalë”, ka thënë ajo për televizionin oranews, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Turizmi rikuperohet pas tronditjes nga lufta në Iran Rezervimet për udhëtime po rriten sërish, ndërsa destinacionet perëndimore po fitojnë terren... -
Zvicra mund t’i mbajë centralet bërthamore aktive deri në 80 vjet -
Evropa po shtrëngon politikat ndaj emigracionit -
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër -
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi













