Lajme
Reshjet e borës bllokojnë trafikun në shumë regjione të Zvicrës
Kompania e transportit publik e Cyrihut ka ndërprerë linjat e saj të autobusëve dhe tramvajit në qytet dhe në Luginën e Limmat-it
Sikurse gjatë gjithë ditës së djeshme edhe aktualisht është duke rënë borë në një pjesë të madhe të Zvicrës. Por krahas borës, ka edhe reshje shiu, veçanërisht në perëndim – si në Bernë, Solothurn ose Gjenevë, njofton srf.ch.
Masat e dëborës, duke filluar nga dje kanë shkaktuar dhe po vazhdojnë të shkaktojnë kaos në rrjetin rrugor dhe hekurudhor të Zvicrës. Madje, disa lokalitete janë shkëputur nga pjesa tjetër e Zvicrës, transmeton albinfo.ch.
Edhe rreziku i ortekëve është i madh, paralajmëron Meteonews.ch. Disa orteqe tashmë kanë rënë, duke përfshirë atë midis Brienz dhe Interlaken (BE) pastaj një tjetër midis Seedorf dhe Isleten (UR) si në Ibach (SZ).
Kompania e transportit publik e Cyrihut ka ndërprerë linjat e saj të autobusëve dhe tramvajit në qytet dhe në Luginën e Limmat-it. SBB dhe kompanitë hekurudhore në Basel, Graubünden dhe Uri po raportojnë gjithashtu kufizime. Deri në kohën e pasdites do të bjerë ende shumë borë e freskët në male.
Reshjet e mëdha të borës kanë bërë që disa shkolla të ndërprejnë mësimin ose edhe të evakuojnë nxënësit. Kështu raportohet të ketë ndodhur me nxënësit e dy gjimnazeve të Cyrihut, Freudenberg dhe Enge.
Në pjesë tjera të qytetit dhe në qytete tjera të Kantonit të Cyrihut e më gjerë janë raportuar edhe rënie të trungjeve të drurëve në rrugë, përcjell albinfo.ch. Policia dhe shërbimet zjarrfikëse janë mobilizuar për heqjen e këtyre drurëve dhe parandalimin e rënies së të tjerëve që janë rënduar nga bora.
Në pjesën veriore të Alpeve vazhdon të bjerë intensivisht. Pasditen e sotme, reshjet e borës pritet të qetësohen.
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku














