Lajme
Restorantet e Lucernit lejohen të punojnë si mensa të ndërmarrjeve
Punonjësit nga degët përkatëse duhet të regjistrohen paraprakisht me shkrim në mensën e ndërmarrjes nga punëdhënësi i tyre
Në kantonin e Lucernit, restorantet mund të hapen si mensa të kompanive, në kushte të caktuara. Në to do të kenë qasje punëtorët nga sektorët e kopshtarisë, bujqësisë dhe pylltarisë, zejtarët, punëtorët e ndërtimit dhe të rrugëve, si dhe montuesit, raporton srf.ch.
Kancelaria e Shtetit, e Kantonit të Lucernit ka bërë të ditur se punonjësit nga degët përkatëse duhet të regjistrohen paraprakisht me shkrim në mensën e ndërmarrjes nga punëdhënësi i tyre, transmeton albinfo.ch. Orari i hapjes është i kufizuar gjatë ditëve të punës, nga ora 11.00 paradite deri në orën 14.00 pasdite.
Për më tepër, koncepti i mbrojtjes i mensave të ndërmarrjeve duhet të jetë në përputhje me të gjitha detyrimet ligjore. Kjo përfshin, veç tjerash, uljen e detyrueshme gjatë konsumimit, detyrimin e përgjithshëm për maskë gjatë hyrjes dhe daljes nga restoranti si dhe kur shkohet në pajisjet sanitare, përcjell albinfo.ch.
Restorantet përkatëse gjithashtu duhet të raportojnë në policinë e Lucernit deri në orën 10 për të ditur se për punëtorët e cilës ndërmarrje janë hapur.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar















