Lajme
Rexhepi: Kosova, gati për dialogun për liberalizim të vizave
"Nga dita e parë e prodhimit të pasaportave, ende nuk kemi asnjë rast të falsifikimit të tyre", ka thënë ministri në dorëheqje, Rexhepi
Ministri në largim i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka konfirmuar gatishmërinë Kosovës për nisje të dialogut për liberalizim të vizave, dhe ka nënvizuar se autoritete e Prishtinës kanë ndërmarrë disa masa në këtë drejtim, bën të ditur Radio Europa e Lirë.
“Nga dita e parë e prodhimit të pasaportave të Kosovës ende nuk kemi asnjë rast të falsifikimit të dokumentit”, tha Rexhepi para homologëve të tij evropianë dhe ballkanikë.
Në forumin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Rexhepi gjithashtu ka thënë se platforma e qeverisë së Kosovës për zero tolerancë ndaj korrupcionit do të vazhdojë deri në çrrënjosjen e plotë të kësaj dukurie.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme Një çift pensionistësh dëshmon në programin On en parle: pavarësisht pensioneve AHV, kursimeve dhe mungesës së... -
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm?













