Sport
Ridvan Vllasaliu i gatshëm për titullin kampion në Zvicër
Përgatitjet po ecin shumë mirë dhe tashmë jemi në fazën e fundit të tyre. Jam plotësisht i bindur se edhe këtë titull do ta sjellim në Kosovë”, është shprehur ai për “albinfo.ch”.
Kick boksieri prishtinas, Ridvan Vllasaliu është i gatshëm për meçin e madh që do të zhvillohet me 12 mars në Bazel. Ai do të luftojë ndaj boksierit Armen Petrosyan për titullin kampion bote në kategorinë 67 kg. Kampioni i Evropës beson se edhe titullin e botës do ta sjell në Kosovë. “
Përgatitjet po ecin shumë mirë dhe tashmë jemi në fazën e fundit të tyre. Jam plotësisht i bindur se edhe këtë titull do ta sjellim në Kosovë”, është shprehur ai për “albinfo.ch”.
Kjo natë do të jetë një mbrëmje me plotë kickboksier shqiptarë. Përveç Ridvanit, gjatë kësaj mbrëmje do të paraqiten në ring edhe kickbokserët tjerë të suksesshëm shqiptarë që jetojnë në Zvicër, siç janë Shemsi dhe Hysni Beqiri. Ndeshjet e kësaj mbrëmje madhështore do të transmetohen nga televizioni botërorë “Eurosport”, si dhe televizionet shqiptare “Super sport” dhe “Klan Kosova”.
Meçi i kickboksiert Vllasaliu do të jetë me tri runde. “Organizatorët Super Pro Promotion e kanë zgjedhur Baselin për këtë meç dhe për mua si kickboksier është shumë e rëndësishme që titullin ta fitoj jashtë Kosovës dhe ta sjelli në Kosovë”, tregon ai.
Ridvan Avdullahu ka thënë se ky meç është më i rëndësishmi në karrierën e tij dhe në rast fitore ai këtë çmim do të ia dedikon familjes së tij dhe gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?
















