CH-Ballkani
Riformatimi i partive shqiptare, i domosdoshëm në Maqedoni
Riformatim i partive shqiptare në Maqedoni, duke vënë fokusin në interesat qytetare, e jo në ato personale, është më se i nevojshëm, me qëllim që shqiptarët të jenë faktorë kyç në politikbërjen e vendit...
Ishte ky vlerësimi që doli nga debati i organizuar nga platforma mediale e diasporës shqiptare albinfo.ch.
Studiuesi, Sadri Ramabaja, nga Prishtina, tha se partitë shqiptare në Maqedoni mund të prekin fundin në rast se nuk hapen për qytetarët.
“Politikanët kanë përvetësuar modelin e PASOK-ut në jetën politike, më shumë rijnë me biznesmenë se sa me intelektualë dhe natyrisht përfitimet materiale i kanë të rendit të parë se sa të dëgjojnë kritikat e botës akademike”- deklaroi studiuesi, Sadri Ramabaja.
Ndërkohë që dy subjektet opozitare jashtëparlamentare, “Uniteti” dhe Lëvizja “Besa”, thonë se për të tejkaluar situatën kritike politike në vend do të duhet të rikthehen vlerat e politikbërjes.
“Është e domosdoshme të rikthehet sistemi i vlerave mes nesh, ndryshimet normative, duke filluar nga Kushtetuta, që do të mundësojnë përjashtimin e diskriminimit si etnik, fetar, social e kështu me radhë dhe zbatimin e ligjeve në vend në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët”- tha sekretari i përgjithshëm i “Unitetit”, Muhamed Ismaili.
“Qëllimi ynë është të ndalojmë gjenerimet negative në shoqëri dhe pastaj dalëngadalë të fillojë që të stabilizohet dhe t’i kthehet dinjiteti politikës shqiptare”- theksoi anëtari i kryesisë qendrore i Lëvizjes “Besa”, Bejtullah Demiri.
Nga partia shqiptare në pushtet thonë se angazhohen për unifikim të interesave shqiptare kundrejt faktorit maqedonas edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
“Edhe në këto zgjedhje, si shqiptarë ne na intereson që ato të jenë edhe më afër njëri-tjetrit, mos të kenë një dallim të madh, që me këto vota shqiptare të jetë vendimtare dhe determinuese për formimin e qeverisë së ardhshme. Ky është synimi ynë kryesor. Ne nuk duhet të marrim barrë për t’i zgjidhur problemet në terrenin maqedonas, sepse shpeshherë ata na joshin edhe me koncepte të ndryshme. Kur kanë nevojë për votën shqiptare dalin me koncepte qytetare, se janë të rëndësishme edhe votat shqiptare e kështu me radhë. Kur vjen momenti rrezikohet Kërçova, që të bëhet shqiptare ata bëhen bashkë, d.m.th. ata nuk janë parimorë në përcaktimet e tyre”- u shpreh nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti.
Në debat munguan kryetari i Lëvizjes për Reforma në PDSh, Zijadin Sela, dhe përfaqësues të RDK-së.
/MRT/
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?















