Lajme
Rihapja e shkollave në Danimarkë nuk rriti numrin me koronavirus
Dërgimi i fëmijëve përsëri në shkolla dhe qendrat e kujdesit ditor në Danimarkë, vendi i parë në Evropë që e bëri këtë, nuk çoi në një rritje të infeksioneve me koronavirus, sipas të dhënave zyrtare.
Derisa vendet në gjithë Evropën bëjnë plane për të dalë nga muajt e bllokimit që synojnë të frenojnë shpërthimin e virusit, disa prindër shqetësohen se hapja e shkollave së pari mund të rrezikojë shëndetin e fëmijëve të tyre. Pas një mbyllje prej një muaji, Danimarka lejoi fëmijët nga dy deri në 12 vjet në përkujdesjen ditore dhe në shkolla që nga 15 prilli.
Bazuar në të dhënat prej pesë javësh, autoritetet e shëndetësisë tani për herë të parë thonë se hapja e shkollave nuk e rriti numrin e infektimeve me virus. “Ju nuk mund të shihni ndonjë efekt negativ nga rihapja e shkollave”, tha Peter Andersen, mjek i epidemiologjisë dhe parandalimit të sëmundjeve infektive në Institutin danez Serum, për Reuters, përcjell tutje albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Gjermani - Kosovë
Nga Gjermania në Kosovë në këmbë, Miridon Mulolli përfundon sfidën prej 1,500 kilometrash -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Diaspora
Diaspora i sjell katër mandate shtesë Vetëvendosjes -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë
Jeta në Zvicër
-
Vala e të nxehtit godet Zvicrën, temperaturat pritet të arrijnë deri në 38 gradë Temperaturat deri në 38 gradë, vala e vapës përfshin Zvicrën nga e mërkura... -
Pas humbjes në referendum, e djathta zvicerane përgatit iniciativa të reja politike -
Senati zviceran miraton rritjen e numrit të ushtarëve në Kosovë -
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër -
Zvicër: Debat i ri për shtrëngimin e politikës së azilit, modeli danez në fokus















