Lajme

Rikthehen kufizimet në Evropë, izolime deri në mes të marsit

Mes frikës së rritjeve të të infektuarve e ndonëse ka nisur vaksinimi disa vende evropiane duke përfshirë Italinë, Spanjën dhe Francën kanë forcuar masat e kufizues. Italia raportoi të shtunën 18,916 raste të reja COVID-19 dhe 280 viktima.

Qeveria italiane ka vendosur të rrisë nivelin kufizues në disa rajone dhe të përditësojë masat  kontrollit duke filluar nga 1 marsi. Midis tyre, Basilicata dhe Molise përfshihen në nivelin më të lartë të alertit, duke u cilësuar zona të kuqe, raporton Euronews, përcjell Albinfo.ch.

Kufizohen plotësisht udhëtimet dhe do të mbyllen të gjitha llojet e dyqaneve me pakicë jo-thelbësore. Më shumë se 1.24 milionë njerëz në Spanjë janë injektuar me dy doza të vaksinave, shumica e të cilave Pfizer.

Vdekjet njëmujore në shkurt 2021 arritën një kulm të ri që nga prilli i vitit 2020, me më shumë se 100.000 viktima.

Rajoni i Madridit ka filluar programin e tij të vaksinimit masiv, por departamenti i shëndetësisë pret që procesi të ngadalësohet javën e ardhshme, sepse dozat e vaksinës pritet të jenë më pak se sa ishte planifikuar.

Numri i njerëzve që rezultuan pozitivë për COVID-19 në Francë u rrit me 23 996 në 24 orët e fundit. Franca tashmë ka marrë mbi 7.7 milion doza vaksinash COVID-19 nga Pfizer / BioNTech, Moderna dhe AstraZeneca. Më shumë se 60 qytete dhe zona në Francën juglindore dhe rajonin Dunkirk në veri hynë në fundjavën e parë të bllokimit.

Edhe Qeveria hungareze ka vendosur të zgjasë masat ekzistuese deri në 15 mars. Hungarezët kanë filluar të marrin doza të vaksinës Sinopharm të Kinës, duke u bërë qytetarët e parë të Bashkimit Evropian që injektohen me të.

Në Pragë, blerësit mblodhën furnizimet e tyre në minutat e fundit para se kryeqyteti  dhe pjesa tjetër e Republikës Çeke, të rikthehet përsëri në bllokim.

Nga e hëna qeveria ka shpallur një tjetër gjendje të jashtëzakonshme. Janë masat më të vështira që  janë vendosur në vend, njerëzit ndalohen të dalin nga rajonet, çerdhet dhe shkollat mbyllen.

Kryeministri Andrej Babis u është lutur qytetarëve të ndjekin rregullat.

Gjermania, ekonomia më e madhe e Evropës, ritheksoi shqetësimet në lidhje me variantet e reja COVID-19 që mund të prishin planet e rimëkëmbjes.

Kancelarja Angela Merkel ka paralajmëruar edhe për një ‘valë të tretë’ të mundshme të pandemisë. Situatë e ngjashme në Belgjikë, ku udhëheqësit janë tërhequr nga planet për të lehtësuar kufizimet.