Lajme
Rikthimi masiv i llogarive të suspenduara në Twitter
Mijëra përdoruesve, të cilët ishin pezulluar më parë nga Twitter, duke përfshirë edhe anëtarëve të ekstremit të djathtë dhe përdoruesve të cilët shpërndanin dezinformata flagrante, kanë filluar t’iu kthehen llogaritë, kjo duke u bazuar sipas disa analizave të pavarura.
Rikthimi masiv i llogarive vjen pasi që pronari i ri i Twitter, Elon Musk, në fund të muajit të kaluar tha se ai do t’u ofronte “amnisti të përgjithshme” shumicës prej atyre që ishin larguar nga platforma. Megjithatë, në ndjekjen e këtij angazhimi, Musk rrezikon të tjetërsojë më tej përdoruesit dhe reklamuesit e tjerë dhe të përkeqësojë shqetësimet midis grupeve mbikëqyrëse rreth rritjes së gjuhës së urrejtjes në platformën nën pronësinë e tij.
Në mesin e llogarive të rikthyera së fundmi është një gamë e llogarive të mëdha dhe të vogla, duke përfshirë edhe përdorues të cilët promovojnë NFT dhe kriptovaluta, përdorues të cilët shkruajnë për sportin, ata të cilët shkruajnë edhe në gjuhë të tjera, pos gjuhës angleze, e gjithashtu edhe përdorues të cilët duket se anojnë nga e majta dhe ata që janë pro-Trump, duke u bazuar në mbikëqyrjet e bëra nga CNN.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Rreth 110,000 pasagjerë fluturuan sot nga Aeroporti i Cyrihut Që nga fundi i qershorit, pasagjerët që nisen nga Aeroporti i Cyrihut janë lejuar të mbajnë... -
Viktima e zjarrit në Ticino është personi i dyshuar për vrasjen e një dite më parë -
Zvicra po i afrohet shkallës maksimale të rrezikut nga zjarri -
Kantoni zviceran vazhdon të zbatojë kufizimet e telefonave në shkollat fillore -
Nisin kolonat drejt jugut, 9 kilometra pritje para tunelit të Gotthardit













