Integrimi
Riola Zeka, fëmija i fundit për vitin 2015 në Freital të Gjermanisë
Familja Zeka është nga Kosova, e cila gjatë vitit 2015 është shpërngulur për në Gjermani. Që nga tetori prindërit jetojnë së bashku me një djalë dhe një vajzë në Freital
Në orët e fundit të vitit 2015, në spitalin e Freital-it në jetë vjen fëmija shqiptar, Riola Zeka. Gjendja shëndetësore e nënës shqiptare, Fatbardha Zeka, është e mirë. Paksa e zbehur, por e lumtur dukej Fatbardha teksa mbante në krah vajzën e sapolindur, shkruan sz-online.de. “Kjo ishte për ne një festë shumë e veçantë e Vitit të Ri”, thotë babai i vajzës, Zenel Zeka, transmeton albinfo.ch.
Sipas medias gjermane, emri Riola ka kuptimin e eksodit. Familja Zeka është nga Kosova, e cila gjatë vitit 2015 është shpërngulur për në Gjermani. Që nga tetori prindërit jetojnë së bashku me një djalë dhe një vajzë në Freital. Për lindjen e vajzës Riola kanë njoftuar edhe të afërmit e tyre në Gjermani dhe Kosovë, ka thënë vajza Rinora.
Dhjetëvjeçarja shqiptare flet anglisht dhe gjermanisht dhe ajo përkthen edhe për prindërit e tyre. “Tashmë jemi vërtet një familje e madhe”, ka thënë ajo. Ndërkohë albinfo.ch gjatë ditës ka raportuar se lindja e parë në spitalin e Winenden-it për vitin 2016 është Rita Xhaferi, ndërsa edhe në Slloveni, saktësisht në Kranj, 45 minuta pas mesnatës ka lindur një djalë, i cili raportohet se ka prindër shqiptarë.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje Bëhet e ditur se Baleti Kombëtar i Kosovës, do të realizojë edhe një paraqitje tjetër të...
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
Jeta në Zvicër
-
Komiteti parlamentar zviceran kërkon 15 milionë CHF për Kampionatin Evropian të Futbollit për Femra 2025 Një komitet i Dhomës së Përfaqësuesve të Zvicrës ka votuar në favor të një propozimi për...
-
Presidenti i SNB-së paralajmëron për goditje të mundshme inflacioni në Zvicër
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
-
SNB, 58.8 miliardë fitim neto në tremujorin e parë
-
Konsumatorët zviceranë kanë më shumë para, por më pak fuqi blerëse