Lajme
Rishi Sunak, kryeministër i ri i Britanisë
Rishi Sunak ka fituar garën në Partinë Konservatore të Britanisë, duke u bërë kryeministër i ri i vendit.
Ai do të bëhet kryeministri i parë britanik me prejardhje indiane dhe do të udhëheqë Britaninë, shtet që po përballet me sfida të mëdha ekonomike.
Kundërkandidatja e tij, Penny Mordaunt, u tërhoq nga gara për të parën e partisë dhe udhëheqjen e Qeverisë.
Sunak, 42 vjeç, u bë i njohur për publikun britanik gjatë kohës së qeverisjes së Boris Johnsonit, i cili e emëroi atë në postin e minsitrit të Financave, në kohën kur Britania regjistroi rastet e para me koronavirus.
“Kam shërbyer si kancelari juaj, duke ndihmuar që ta drejtojmë ekonominë tonë në kohët më të vështira”, tha Sunak përmes një deklarate të dielën.
“Sfidat me të cilat po përballemi tani janë edhe më të mëdha. Por, mundësitë – nëse bëjmë zgjedhjen e duhur – janë fenomenale”, shtoi ai.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Shuhet ëndrra zvicerane, Argjentina siguron gjysmëfinalen drejt mbrojtjes së titullit botëror Kombëtarja e Zvicrës i ka dhënë fund rrugëtimit të saj në Kupën e Botës 2026, pasi... -
Zvicra barazon me Argjentinën, Ndoye mban gjallë ëndrrën helvete -
Rreth 110,000 pasagjerë fluturuan sot nga Aeroporti i Cyrihut -
Viktima e zjarrit në Ticino është personi i dyshuar për vrasjen e një dite më parë -
Zvicra po i afrohet shkallës maksimale të rrezikut nga zjarri












