Bota
Risia në Itali: U mundëson të burgosurve të komunikojnë me Skype
6 herë në muaj për gati një orë të burgosurit mund të komunikojnë me familjarët e tyre përmes video thirrjeve Skype
Ministria italiane e Drejtësisë ka vendosur aplikimin e një forme të re komunikimi audiovizuale mes të dënuarve në burgje e familjarëve të tyre.
6 herë në muaj për gati një orë të burgosurit mund të komunikojnë me familjarët e tyre përmes video thirrjeve Skype.
Falë formave të reja të teknologjisë dhe internetit të burgosurve do t’u lehtësohen mënyrat e komunikimit me fëmijët, bashkëshortët, e prindërit. Në mënyrë të veçantë kjo formë e re komunikimi është menduar për fëmijët që kanë prindërit në burg e me të cilët mund të kenë kontakte më të shpeshta audio vizuale, raportojnë mediat shqiptare.
Kjo risi i përket dhe shtetasve shqiptarë që vuajnë dënimin e tyre në burgjet italiane. Deri më 31 janar 2019, janë 2588 të burgosur shqiptarë në Itali mes të cilëve 30 janë femra. Ata janë ndër më të shumtit në numër, të dytët pas të burgosurve marokenë ndër shtetasit ekstrakomunitare që vuajnë dënimin në burgjet italiane, përcjell albinfo.ch.
Komunikimi me Skype do t’u lehtësojë të burgosurve shqiptarë kontaktet më të shpeshta me familjarët e tyre në Shqipëri. Nga aspekti procedurial takimet përmes Skype do të realizohen përmes autorizimeve e kontrolleve përkatëse siç bëhet në rastet e takimeve fizike me të dënuarit. Brenda burgjeve italiane janë vendosur postacione të caktuara për të realizuar komunikimet Skype mes të burgosurve e familjarëve.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës















