Muzikë
Rita Ora falënderon fansat, e përmend Kosovën
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, në një postim në Instagram ka publikuar disa video nga koncerti ku i falënderon fansat për mbështetjen që i kanë dhënë.
Rita përmend faktin se të qenit nga një vend i vogël si Kosova është e vështirë të të bëhen ëndrrat realitet.
“Durimi është një prej gjërave më të rëndësishme që mund të kesh. Miqtë e mi thonë që unë kam shumë për të thënë, prandaj duhet të qep gojën dhe të këndoj. Për herë të parë në jetën time, jam pa fjalë. Të jesh nga vendi nga i cili unë vij, nga Kosova, është e vështirë që ëndrrat të bëhen realitet, por fakti që jam këtu, më bën të besoj që ëndrrat e mia janë bërë realitet dhe nuk do ta harroj këtë për asnjë sekondë, do të punoj fort. Atë çfarë thashë mbrëmjen e kaluar, e kisha seriozisht. Fansave të mi dua t’u them faleminderit që keni qenë krah meje gjatë gjithë këtyre viteve, me ulje e ngritjet, me vështirësitë dhe me trofetë. Ju dua”, ka shkruar ajo në Instagram, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











