Lifestyle

Rita Ora paralajmëron këngën e re, bazohet në tekstet e fansave 

"Kënga titullohet ‘Proud’, që është një incizim i mrekullueshëm. Ajo do të publikohet gjatë javës së Grammyt”, është shprehur Ora

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, në një intervistë për DailyStar ka paralajmëruar këngën e re. Kënga e re do të titullohet  “Proud” dhe teksti i saj është shkruar në bazë të teksteve të fansave, transmeton albinfo.ch.

“Kur më kishin treguar se ishte prej fansave dhe njerëzve që zakonisht nuk dëgjohen apo s’mund të rrëfejnë tregimet e tyre, thashë: ‘kjo është perfekte, sepse mund të shkruaj një melodi, një këngë për tregimet e tyre’. E kam bërë këtë dhe kënga titullohet ‘Proud’, që është një incizim i mrekullueshëm. Kënga do të publikohet gjatë javës së Grammyt”, është shprehur Ora.