Lajme
Roche ka zhvilluar teste PCR për të zbuluar linë e majmunëve
Më shumë se 200 raste janë konfirmuar tani jashtë Afrikës.
Kompania zvicerane Roche ka zhvilluar teste PCR për të zbuluar virusin e lisë së majmunit, e cila tani është zbuluar në shumë vende, njofton albinfo.ch.
“Roche ka zhvilluar shpejt një seri të re testesh që zbulon virusin e lisë së majmunit dhe ndihmon në gjurmimin e përhapjes së tij epidemiologjike”, tha Thomas Schinecker, CEO i Roche Diagnostics.
Sipas autoriteteve shëndetësore të BE-së, më shumë se 200 raste janë konfirmuar tani jashtë Afrikës.
Gjithsej 19 vende ku sëmundja nuk shfaqet normalisht kanë konfirmuar të paktën një rast, tha të mërkurën në mbrëmje Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).
Dy janë zbuluar në Zvicër deri më sot: një në Bernë dhe një tjetër në Gjenevë.
E-Diaspora
-
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit Një nga momentet më domethënëse të mbrëmjes ishte bashkëbisedimi i autores me publikun... -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar
Jeta në Zvicër
-
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih Muzikë, emocione dhe takime mes të rinjve dhe të rjave shqiptaro-zvicerane e karakterizuan edicionin e sivjetmë... -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër?













